Ra nga kati i 7 dhe humbi jetën.

155

Një burrë 60 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të 7 në pallatin ku jetonte. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale.

Burimet zyrtare thanë se Siri R, 60 vjeç ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e 7 në lagjen Konferenca e Pezës, në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09 e. 15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Viktima mësohet se jetonte me bashkëshorten dhe ishte sekretari i Kryqit të Kuq në Fier. Ngjarja është aksidentale, sipas policisë