Julia Roberts ka lyer flokët rozë dhe ka ndryshuar kaq shumë.

443

Gjatë karrierës së saj 30-vjeçare, Julia Roberts ka provuar pothuajse çdo ngjyrë në flokët e saj dhe për “çudi” të gjitha eksperimentet i kanë rezultuar të suksesshme. E kuqja në filmin Pretty Woman ishte magjike. Por, kush mund të thotë se me flokë të zeza dhe bjonde ajo nuk dukej një yll?

Mirëpo, tashmë 51-vjeçarja ka vendosur të lyej flokët rozë. Papritur Julia është shfaqur në emisionin e Jimmy Kimmel në LA me flokët rozë të bëra gërshet të çrregullt. Julia nuk e ka lënë me kaq rozën, pasi ka kombinuar me flokët kostumin rozë. Gjithsesi, kjo ngjyrë e flokëve duket të jetë “pasoja” e Halloween-t ku shumë personazhe të njohur botërorë u maskuan frikshëm për këtë festë pagane.