Kryeministri Edi Rama po e bën realitet dëshirën e tij për të pasur një televizion! ERTV ka tashmë studiot e tij dhe po ashtu të ftuar çdo ditë.
Duket se në funksion të mbarëvajtjes së tij është vënë zyra e shtypit të Kryeministrisë, keshtu punonjësit e Zyres së Shtypit në Kryeministri kanë nisur praktikën e tyre si gazetarë në ERTV.
Në platformën, e cila prej kohësh transmetonte aktivitetet e kryeministrit, prej ditës së djeshme kanë nisur të shfaqen edhe intervista ekskluzive. Lindita Nikolla ishte ministrja e parë që u ul në studion e ERTV-së duke ju përgjigjur pyetjeve të njërit prej punonjësve të zyrës së shtypit dhe pas saj ditën e sotme është shfaqur Taulant Balla.
Një detaj që vihet re është arredimi i studios në të bardhë dhe disa objekte që të japin përshtypjen e autopolaniti, si për të treguar se duhet dëgjuar zëri i të intervistuarve. Kolltukë kaf ku ulet i ftuar, dhe po ashtu një tavolinë xhami në të cilën janë futur gazeta, e gjitha kjo duket se përcjell mesazhi se ERTV do të jetë ekrani që duhet të dëgjohet duke na sugjeruar që të heqim dorë nga mediat e tjera./G.Z- Opinion.al
Takimi me Ramën tek shkallët e parlamentit, Tom Doshi zbulon bisedën
Ndonëse jo më në një parti, Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Tom Doshi duket se e ruajnë komunikimin mes tyre dhe kjo është parë sot jashtë sallës së parlamentit.
Rama ka lënë parlamentin pas kaosit të krijuar, ndërsa deputetët e PD-së në kor lëshonin thirrje kundër tij. Kryeministri ka folur disa sekonda me deputetin Doshi, video e këtij momenti u publikua edhe nga “BalkanWeb”dhe u komentua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkaq vetë deputeti Doshi zbuloi për “BalkanWeb” bisedën me kryeministrin.
“Ishte një bisedë normale mes aleatësh për çuarjen përpara të reformave. U përshëndetëm si miq, e pyeta për familjen”, tha për “BalkanWeb”, deputeti Doshi.
Ndonëse ish-kryeministri Berisha e ka komentuar si një lutje për ndihmë të Ramës ndaj Doshit, me sa duket ata nuk kanë biseduar për aksionin e opozitës edhe pse deputeti nuk e mohon që e ka pyetur kryeministrin.
Edi Rama në besë te Tom Doshit (video)
sh-kryeministri Sali Berisha e ka lexuar ndryshe takimin për pak minuta të kryeministrit Edi Rama me deputetin e Shkodrës Tom Doshin, përpara Kuvendit, teksa deputetët e PD-së brohorisnin në kor: Hajdut, kriminel”. Berisha ka postuar videon e publikuar në “BalkanWeb”, duke thënë se tashmë Rama është në besë të Tom Doshit.
Kush refuzon formimin profesional del nga skema e ndihmes ekonomike
Tashme eshte zyrtare. Cilido qe refuzon formimin profesional nxirret automatikisht nga skema e ndihmes ekonomike. Drejtorja e zyres rajonale te punesimit Rozafa Zmijani tha per televizionin Star Plus se po tu referohesh shifrave 45% e punekerkuesve ne kete zyre trajtohen me ndihme ekonomike. Ndresa kjo strategji ka qellim nxjerrjene tyre nga skema pasive dhe ofrimit te potencialeve shtese per tu punesuar duke iu referuar asaj cka kerkon sot tregu i punes.
Pergjate kesaj jave afro 80 persona jane orientuar drejt kurseve profesionale, teksa ka patur dhe refuzime te cilat kane sjelle dhe daljen e tyre nga skema.
Ne skemat pasive te ndihmes ekonomike ka kryesisht persona te moshes mbi 50 vjec dhe punesimi i tyre ne biznesin privat eshte nje mision i veshtire. Ne keto kushte synohet qe target grupet ne moshe pune dhe me potenciale te orientohen drejt profesioneve te ndryshme duke dal nga skema e ndihmes ekonomike, ne menyre qe te perfitojne ato qe vertet kane nevoje dhe pse jo shuma qe perfitojne te jete ne rritje.
/starplus
Nis aksioni i ujit ne Shkoder, nje person ndalohet
Një i ndaluar në ditën e parë të aksionit në kuadër të reformës kombëtare të ujit. Task Forca e Ndërmarrjes së Ujsjellës-Kanalizimeve Shkodër ka gjetur problematikat e para në një biznes në qendër të qytetit të Shkodrës. Katër grupe janë shpërndarë në terren në kuadër të aksionitm kun ë fokus do të jetë biznesi. Jovan Gjika, nga Agjensia Kombëtare e Ujsjellës-Kanalizimeve, shprehet se është hasur një problematik, nga ku kanë filluar veprimet proceduriale për një rast, ku një person është shoqëruar në komisariat.
Ndërsa të gjithë familjarët kanë afat për lidhjen e kontratave deri në fund të muajit shkurt. Gjika u bënë apel qytetarëve të mos e lënë për ditët e fundit, për të shmangur radhët.
Aksioni i ujit të pijshëm është shtrirë në të gjithë vendin, përderisa puna po vijon në të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër. Të gjitha subjektet që nuk kanë lidhur kontrata pritet të ndiqen penalisht, përderisa ata me lidhje të dyta do të gjobiten nga 1 deri në 10 milionë lekë të vjetra.
Mbyllet Sanatariumi i Shkodres, spostimi si ne kohen e luftes
Kushtet e rënda në Sanatoriumin e Shkodrës kanë detyruar drejtuesit që të zhvendosin pacientët në spitalin rajonal në katin e tretë dhe të katërt. Pacientët me sëmundje të ndryshme janë transportuar mëngjesin e sotëm, por në kushte skandaloze.
Të sëmurët janë transportuar me ambulancë, ndërsa dyshekët, shtretërit dhe pajisjet e tjera me dumdum. Të ndërgjegjshëm për kushtet skandaloze në të cilat po bëhej transporti, drejtuesit nuk kanë lejuar mediat që të filmojnë duke larguar gazetarët.
Distanca nga spitali rajonal te Sanatoriumi është rreth 500 metra. Në sanatoriumin e Shkodrës ka 27 vite që nuk është ndërhyrë për të rregulluar gjendjen.
Drejtori i Spitalit deklaroi se “nisur nga amortizimi i godinës kemi vendosur zhvendosjen e këtij spitali pranë spitalit rajonal Shkoder. Pacientet me tuberkuloz do të sillen në Tiranë”.
Lëvizjet e fundit të Ramës për rifitimin e bashkive
Teksa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë përqendruar energjitë në funksion të objektivit të shpallur, për rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie antimafia, Partia Socialiste ka intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019.
Në zbatim të vendimeve të miratuara në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, përfaqësuesit e partisë më të madhe politike në vend, ditët e fundit, kanë ndërmarrë disa lëvizje, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Shqiptarja.com ka mësuar se kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, përpos ndryshimit të disa drejtuesve politikë në qarqe, ka ndryshuar edhe drejtuesit politikë në nivel bashkie.
Deputetët me rezultatin më të lartë në zonat a tyre, në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017, janë caktuar në njësitë vendore, ku Partia Socialiste mori një rezultat negativ në raport me objektivin e përcaktuar. Ndërsa deputetët e zonave ose bashkive humbëse kanë marrë detyra të tjera ose janë caktuar në zonat ku Partia Socialiste nuk e ka vënë në diskutim fitoren. Ndryshimet kanë ardhur pas disa takimeve të Ramës me deputetët sipas zonave.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste po punojnë gjithashtu për ndërtimin e një koalicioni të gjerë, me qëllim zgjerimin e hartës me bashkitë e fituara dhe për të maksimalizuar përfaqësimin në këshillat bashkiake, të quajtura ndryshe parlamentet vendore. PS ka nisur bisedimet me krerët e partive të vogla, për krijimin e një koalicioni parazgjedhor, sigurisht pa LSI.
Në fokusin e PS janë edhe grupe të caktuara sociale, si ish-ushtarakët, minatorët, fermerët, veteranët e luftës etj., grupe me të cilat përfaqësuesit e PS kanë intensifikuar kontaktet për llogari të zgjedhjeve lokale. Gjithashtu ka nisur piketimi i personave të ndryshëm, kryesisht të rinj të paangazhuar më parë, për t’i anëtarësuar në PS. Në muajit në vijim do të nisë edhe një fushatë anëtarësimesh.
Lëvizjet e tjera
Në zbatim të porosive në mbledhjen e Asamblesë, krerët e degëve të PS në bashkëpunim edhe me kryebashkiakët socialistë kanë përfunduar ngritjen e zyrave të bashkëqeverisjes në shumicën e njësive vendore. Kontrolli i regjistrit të afetarisë, me qëllim për ta pastruar nga anëtarët që kanë kaluar nëpër parti të tjera apo që nuk angazhohen më, është një tjetër lëvizje e PS, po për llogari të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Po ashtu, PS pothuajse ka përfunduar zgjedhjet në 193 organizata e mbetura nga 4978 gjithsej. Drejtuesit e organizatave bashkë me përfaqësuesit politikë (ministra dhe deputetë), krerët e degëve dhe koordinatorët do të zbatojnë strategjinë për fitimin e zgjedhjeve.
Ndryshimi i drejtorëve
Largimi i drejtorëve të fundit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjitha nivelet e administratës është një tjetër objektiv që po realizohet nga Partia Socialiste. Ditët e fundit janë shkarkuar në bllok drejtorët e LSI në Mat dhe Lezhë. Ata po zëvendësohen me konkurs.
Drejtorët, edhe për shkak se janë kontakti i parë me qytetarët, kanë një rol më rëndësi në kanalizimin e votave në zgjedhje. Në këtë kuadër, në të gjitha rrethet po monitorohet puna e drejtorëve si dhe çdo emërim. Po ashtu, Partia Socialiste po mirëpret të gjitha ta socialistë, të cilët për arsye të ndryshme i janë bashkuar LSI.
Lëvizjet e PS për zgjedhjet lokale 2019
Përfundon ngritja e zyrave të bashkëqeverisjes në shumicën e njësive vendore.
Fillimi i bisedimeve me krerët e partive aleate të majta, për krijimin e një koalicioni parazgjedhor.
Intensifikohen kontaktet me grupe të caktuara shoqërore si ish-ushtarakët, minatorët, fermerët, veteranët e luftës etj.
Piketimi i personave të ndryshëm, të paangazhuar, kryesisht të rinj, për t’i anëtarësuar në PS.
Hapja e dyerve për rikthimin e socialistëve, të cilët i janë bashkuar në kohë të ndryshme dhe për arsye të ndryshme LSI.
Ndryshimi i drejtuesve politikë në nivel bashkie dhe njësish bashkiake. Deputetët më të suksesshëm dhe me rezultatin më të lartë në zgjedhjet fundit janë caktuar në bashkitë ku PS mori rezultat më të ulët se objektivi i parashikuar.
Ndryshimi i disa drejtuesve politikë në qarqe.
Përfundimi i zgjedhjeve 193 organizata socialiste nga 4978 gjithsej. Drejtuesit e organizatave bashkë me përfaqësuesit politikë (ministra dhe deputetë), krerët e degëve dhe koordinatorët do të zbatojnë strategjinë për fitimin e zgjedhjeve.
Zëvendësimi i drejtorëve të LSI në të gjitha nivelet e administratës.
Monitorimi i punëve të drejtorëve në të gjitha nivelet.
Monitorimi i emërimeve në organikat e drejtorive në rrethe.
Deputeti i PD kap "peshkun e madh"
Në mënyrë simbolike deputeti i PD, Ervin Salianji tha se e ka kapur ai peshkun e madh.
Në një deklaratë për mediat jashte Kuvendit, ai tha se peshkun donte tia jepte kryeministrit, por u pengua nga punonjësit e gardës.
Salianji: Sot është data 1 shkurt, ka kaluar janari dhe i vetmi peshk i madh që është kapur është ky që e kam kapur unë. Për të gjithë qyetarët shqiptarë unë i kam justifikuar paratë e taksave të tyre. Tentova ta fus në parlament për tia dhënë kryeministrit në mënyrë simbolike, por punonjësit e gardës më thanë që këtu lejohen vetëm peshkaqenët. Peshqit e mëdhenj nga Tahiri te Nazer Seiti kurse peshkaqenët janë të gjithë këtu.
Basha: S'do ta mbyllim gojën, ekstradimi i Seitit skandal i madh
Kreu demokrat, Lulzim Basha, është larguar nga salla e Kuvendit bashkë me përfaqësuesit e tjerë të opozitës.
Në dalje të Kuvendit, Basha tha për media se opozitës nuk do t’i mbyllet goja nga kjo kupolë krimi e droge, teksa e cilësoi ekstradimin e financierit të grupit ‘Habilaj’, Nezar Seiti, në Itali, si skandalin më të madh në këto 27 vjet histori.
“Skandali më i madh në 27 vjet histori është rrëmbimi i Nezar Seiti, që ka mbajtur shënim sa para i janë dhënë Tahirit sa për Ramën.
Autorët e mbytjes së Shqipërisë në krim e drogë. Mafia në pushtet e ekstradoi duke shkelur ligjet për të mbrojtur Tahirin, ramin, kupolën n pushtet. Ne kërkuam fjalën në kuvend në përputhje me rregulloren, për të kërkuar praninë e Ramës, që u fsheh, kërkoi vrimën e miut, siç u fsheh më 27 janar. Ne kërkuam praninë e Ramës për ta përballur me këtë skandal. I rëndë është bashkëpunimi i Tahirit me bandat, por më i rëndë është ky skandal, që vërteton se
Nuk do pranojmë kurrë të na mbyllet goja, ky nuk është më parlament, por pengesa kryesore e avancimit të shqiptarëve në Evropë. Ju garantoj sot se opozita do të jetë në krah për të marrë në dorë fatin tonë, që sot është në duart e një bande”, tha Basha.
Rama filmon sherrin në Kuvend dhe e poston në Facebook-un e tij
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensionet e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren.
“Vizion Program Skuadër Lidership për Shqipërinë”, shkruan Rama në FB, duke ironizuar deputetet e opozitës