Takimi me Ramën tek shkallët e parlamentit, Tom Doshi zbulon bisedën

548

Ndonëse jo më në një parti, Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Tom Doshi duket se e ruajnë komunikimin mes tyre dhe kjo është parë sot jashtë sallës së parlamentit.
 

 
Rama ka lënë parlamentin pas kaosit të krijuar, ndërsa deputetët e PD-së në kor lëshonin thirrje kundër tij. Kryeministri ka folur disa sekonda me deputetin Doshi, video e këtij momenti u publikua edhe nga “BalkanWeb”dhe u komentua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkaq vetë deputeti Doshi zbuloi për “BalkanWeb” bisedën me kryeministrin.
“Ishte një bisedë normale mes aleatësh për çuarjen përpara të reformave. U përshëndetëm si miq, e pyeta për familjen”, tha për “BalkanWeb”, deputeti Doshi.

Ndonëse ish-kryeministri Berisha e ka komentuar si një lutje për ndihmë të Ramës ndaj Doshit, me sa duket ata nuk kanë biseduar për aksionin e opozitës edhe pse deputeti nuk e mohon që e ka pyetur kryeministrin.