Pedagogjia e Zotit

361

Mekatet individuale ndeshkohen si rregull diten e gjyqit, dmth, mbas vdekjes, ndersa mekatet sociale, ato te qeveritareve por edhe te popullit qe ban zgjedhjet e gabueme ne histori, tue u ba njish me te keqen, denohen ne ket bote.

Kjo asht pedagogjia sociale e Zotit, qe na fton me meditue e me u raportue me realitetin me shqisat e te vertetes, tue kallxue ekuiliber e proporcion te sinqerte ne gjykimin tone social e politike. Fitimtaret e historise jane njerezit e lire, te cilet pranojne me qetsi e paqesisht edhe kryqin e padrejtesive, ashtu si bani Krishti ne kryq, per me ngallenjye mbi te keqen.

Politika, si sherbim ndaj te mires se perbashket, e merr legjitimitetin e saj, jo vetem prej zgjedhjeve elektorale, por esencialisht prej vlerave morale me te cilat ushqehet dhe qe afirmohen me auto-evidencen e tyne te kristalte. Vendet perendimore, pertej gabimeve fiziologjike qe mund te bajne njerzit qe jane angazhue ne politike dhe institucionet e tyne demokratike, e kane te qarte kufinit mes te mires dhe te keqes e pikerisht kjo vetedije, me kohen sfidon kodet diplomatike.

Prandej, vendimi historik i departimentit te Shteti amerikan, nuk duhet pa thjesht si hakmarrje ndaj nji individi apo ish shtetari te pushtetshem, por si katalizator kulturor ndaj cdo shqiptari me marre pergjegjsine autentike per me kalue prej stadit te skllavit elektoral ne nji qytetar te angazhuem politike qe sheston realitetin e politikes dhe zgjedh perfundimisht e me vetedije te miren e te drejten per vendin e vet. Cdo kult individi, asht kult i djallit e liria e bijve te Zoti, asht modeli i vetem i shpreses per Shqipnine tone. God bless Usa and Albania.

Nga Nest ZEFI