Doli pozitive me Covid, reagon deputetja e PS: Simptomat e para u shfaqën të hënën në darkë, jam izoluar me familjen.

279

Deputetja e PS Blerina Gjylameti ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe këtë e ka konfirmuar me anë të një shkrimi në rrjete sociale. Deputetja e cila është shtatzënë për herë të dytë thotë se simptomat e para ju shfaqën ditën e hënë.

Ajo sqaron se është karantinuar së bashku me familjen dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bën thirrje që të gjithë të zbatojnë rregullat bazë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Të dashur miq ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unël ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura.

Të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë.