Shpërthen makina e konsullatës shqiptare në Selanik

474

Një bombë artizanale shkaktoi djegien totale të makinës së Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Greqi.
Sipas mediave greke, makina ka shpërthyer teksa ishte e parkuar para Konsullatës.
Ngjarja është shënuar rreth orës 02:30, dhe nga zjarri është shkatërruar automjeti, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Pas alarmit, në vend arritën 8 zjarrfikës me 2 automjete që shuan flakët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që Greqia dhe Shqipëria ndodhen në qendër të vëmendjes për bisedimet që zhvillohen lidhur me “detin” dhe heqjen e ligjit të luftës nga pala greke.
Nuk dihet ende nëse ngjarja ka prapaskenë politike, apo është vepër e ekstremistëve nacionalstë grekë.