Yuri Kim paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

175

Ambasadorja, Yuri Kim ka takuar drejtuesit e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për të diskutuar sesi diaspora mund të kontribuojë në mbështetje të demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit në Shqipëri

Kim teksa poston foto nga takimi shkruan se në një kohë që Shqipëria po forcon shtetin ligjor dhe po pastron gjykatat, do të bëhet edhe më shumë një vend aleat i aftë në NATO dhe destinacion atraktiv për investimet amerikane.

“Sapo u takova me drejtuesit e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për të diskutuar sesi diaspora mund të kontribuojë në mbështetje të demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit në Shqipëri. Në një kohë që Shqipëria po forcon shtetin ligjor dhe po pastron gjykatat, do të bëhet edhe më shumë një vend aleat i aftë në NATO dhe destinacion atraktiv për investimet amerikane”, shkruan Yuri Kim.