Efektivi i policisë humb betejën me virusin

247

Efektivi i Policisë së Tiranës, Ilir Nerguti ndërroi jetë pasi ishte infektuar me koro navirus. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital.

Nerguti ndërroj jetë në moshën 50-vjeçare, ndërsa dy javë më parë humbi edhe të atin për shkak të virusit.

Deputeti i opozitës, Halit Valteri shprehu ngushëllimet për humbjen e Nergutit në fb

Prehu në paqe miku im, sot ne humbëm një mik të mirë, kolegët një profesionist në detyrën që mbante dhe shteti humbi një njeri të madh. Krenar për çdo dite që kemi biseduar dhe këshillat e tua do jenë të vlefshme gjithë jetës. Do të kujtojmë gjithmonë Komandant Ilir Nerguti