Ndërron jetë në moshë të re anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

49

BSH njofton se ka ndërruar jetë parakohe anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarja e Komitetit të Auditit Denada Prifti. Ajo vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe sot është shuar në moshë të re.

Mesazh ngushëllimi për humbjen e parakohshme të zj. Denada Prifti. Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen e zj. Denada Prifti e cila lufto nte prej disa kohësh me një sëmundje të rëndë.

E specializuar në makroekonomi dhe në statistikat e tregjeve financiare, zj. Prifti kishte një karrierë mbi 25 vjeçare në Gjermani ku ka punuar fillimisht për Ministrinë e Financave dhe më pas për Komisionin Evropian. Në vitet 2015 deri 2018 zj. Prifti ka dhënë kontributin e saj pranë Bankës së Shqipërisë, duke mbuluar rolin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtares së Komitetit të Auditit.

Me vlerësimin maksimal për kontributin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë punës së përbashkët me zj. Prifti Banka e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve miqve dhe kolegëve. U prehtë në paqe, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Bankës së Shqipërisë.