Përplasi për vdekje 30-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, policia arreston autorin i aksidentit në Fier

42

Autori i aksidentit me vd ekje ditën e djeshme në Qenas të Fierit është arrestuar ditën e sotme nga Policia.

I riu 24- vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me automjetin Fiat Punto për vdekje 30- vjeçarin me biçikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai tashmë akuzohet jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe për largim nga vendi i aksidentit.

NJOFTIMI NGA POLICIA Fier Identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M. bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip Fiat Punto i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

U arrestua për veprat penale Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe Largim nga vendi i aksidentit shtetasi K. M. 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.