Kida: Ja mashkulli ideal për mua…

437

Këngëtarja nga Kosova, Kida ka qenë sot e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku ka folur jo vetëm për planet e saj lidhur me karrierën por edhe jetën e saj personale. Këngëtarja premtoi se ky vit do të jetë ‘bombastik’ për sa i përket karrierës së saj.
E pyetur lidhur me jetën e saj personale Kida tregoi se momentalisht nuk ka të dashur edhe pse përflitet për një lidhje dashurie me Uki Latifin, një artist i ri në skenën muzikore shqiptare.
“Nuk kam të dashur. Jam e re dhe dua të fokusohem te muzika. Kam pasur të dashur, por jo diçka serioze. Mashkulli ideal duhet të jetë tipi im, të më respektojë dhe të më dojë me sinqeritet.”