Dua Lipa hyn në histori, artistja e parë femër që arrin këtë sukses.

437

Vit pas viti Dua Lipa po arrin të prekë majat e suksesit botëror, falë punës dhe përkushtimit të saj në muzikë. Vetëm kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë disa çmime në kompeticionet më të rëndësishme muzikore si The Global Awards, Grammy Awards etj. Së fundmi artistja ka vendosur një rekord, duke hyrë edhe në histori si e para artiste femër që arrin një sukses të tillë.

Dua Lipa ka fituar 800 milionë shikime në platformën Spotify nga tre këngë të saj mjaft të njohura. Këngëtarja me origjinë shqiptare e ka ndarë këtë gjë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram përmes një story, në të cilën shkruhet:

Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në ‘Spotify’. Ajo e arriti këtë gjë me këngët New Rules, One Kiss dhe IDGAF.