Lajmi shokues : 'Tupac është gjallë, ndodhet në Somali'

492

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga vrasja e tij, vrasja e cila bëri më shumë bujë në botë dhe prej vitesh vazhdojnë të dalin teori konspiracioni të ndryshme se Tupac Shakur është gjallë.
Deklarata e fundit që po shokon botën është nga një person i quajtur Suldaan Mehdi që sipas “Daily star” është shprehur se e ka parë Tupac-un në Somali së bashku me Yaki Kadafi, reperin i cili u vra 3 muaj pas Tupac-ut.
“I kam parë Tupac-un dhe Kadafin gjallë në Somali. Unë isha në makinë ndërsa ata po shkonin në drejtim tjetër”, ka treguar ai.
Hera e fundit kur u përfol se Tupac është gjallë ishte 2 vite më parë kur në media qarkulloi një foto e tij e bërë në vitin 2011 në Kubë.
Tupac u qëllua në 7 shtator, 1996 në Las Vegas. Ai u shpall i vdekur pas 6 ditësh në spital. Askush nuk është arrestuar për vdekjen e tij e cila mbetet ende një mister.