Shkarkohet Ardi Veliu, zbulohet emri i Drejtori të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

464

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra që mbante prej vitit 2018. Ndërkohë burime për Lapsi.al zbulojnë se në krye të Policisë ka shumë gjasa të emërohet drejtori i deritanishëm i Antiterrorit, Gledis Nano.

Nano është një emër jo pak i lakuar në media, imazhi i të cilit është bërë publik pas operacionit të riatdhesimit të 5 shtetasve shqiptarë nga kampi Al-hol, ndër ta edhe vogëlushi Alvin Berisha.

Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e policisë së shtetit. Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit të diplomatëve iranian nga Shqipëria.