Presidenti Ilir Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit” shkodranin Sabah Bizi

90

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi futbollistin e shquar shkodran të Kombëtares Kuqezi, Sabah Bizi me Dekoratën e lartë Nderi i Kombit.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta e ka cilësuar ish-futbollistin shkodran si Bekenbauerin shqiptar. Një nderim ky mëse i merituar për legjendën Bizi, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Vllazninë dhe Partizanin.

Një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar, Sabah Bizi është nga ata futbollistë që lindin shumë rrallë. Bizi është futbollisti më i gjithanshëm i futbollit shqiptar. E kujtojmë për atë pasim të pagabueshëm, bllokues dhe golashënues.


Ai u bë kampion i Ballkanit. Bizi ishte motori i pandalshëm i skuadrës. Emri i tij është i shkruar me germa të arta në futbollin shqiptar tha ndër të tjera presidenti Meta.