Mafia, kërcënim më i madh se terrorizmi apo migracioni?

450

Krimi i organizuar përbën kërcënimin më të madh për sigurinë europiane, duke eklipsuar terrorizimin dhe migracionin. Sipas Agjencisë Europiane të Policisë, Europol, grupet mafioze me origjinë nga Shqipëria renditen përkrah mafies italiane dhe asaj me origjinë nga Europa Lindore.

Grupet mafioze me origjinë nga Shqipëria renditen nga Agjencia Europiane e Policisë, Europol, përkrah mafies italiane, dhe asaj me origjinë nga Europa Lindore. Tani sipas Europol-it, rritja e numrit të grupeve të dhunshme të krimit të organizuar përbën kërcënimin më të madh për sigurinë europiane, duke eklipsuar terrorizimin dhe migracionin.

Gjithashtu në biznesin kriminal që qarkullon brenda një viti 110 miliardë euro janë përfshirë dhe grupe me prejardhje nga Azia, Afrika dhe Amerikan e Jugut. “Momentalisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të madh për sigurinë e brendshme të Bashkimit Europian. Për të parandaluar krimin e organizuar ne duhet të veprojmë në shkallë ndërkombëtare, sepse kështu po veprojnë dhe grupet e krimit të organizuar,” tha në një konferencë shtypi Jari Liukku, kreu i Qendrës së Krimit të Organizuar pranë Europol-it.

Zyrtarët shtojnë se krimi i organizuar mbeti “në hije” gjatë viteve të fundit kur Europa u ndesh me një valë sulmesh terroriste dhe një krizë të madhe migracioni. Giuseppe Governale, kreu i Drejtorisë së Hetimit Anti-Mafia të Italisë, tha se Cosa Nostra siciliane, “Ndrangheta” e Kalabrisë dhe Kamorra napolitane mbeten grupet më të mëdha. Ai shtoi se problemi i grupeve mafioze ishte më i përhapur. /Ora News/