Bypass-i i Vlorës, gati në 2021

371

Bypass-i i Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, do të jetë gati brenda afateve të parashikuara në kontratë, në fillim të vitit 2021.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan nga afër punimet ne këtë kantier. Për ministren Balluku, krahas përfundimit në kohë dhe me cilësi të punimeve për ndërtimin e Bypass-it, është e rëndësishme gjithashtu që ato të mos ndikojnë në mjedis.

Belinda Balluku: Punimet në Vlorë, përveç faktit që duhen dorëzuar në kohë, duhen dorëzuar me cilësi. Ato kanë dhe një specifikë tjetër, që nuk duhet të impaktojnë negativisht ambientin pasi ky është qyteti ku ne kemi bazuar nisjen e strategjisë së turizmit. Kjo duket nga Lungomarja apo të gjitha projektet të cilat janë dorëzuar. Kështu që projektet e tjera të infrastrukturës, më të fuqishme, që janë të vendosura në këtë qytet, kërkojnë edhe këtë specifikë, një kujdes nga ana juaj përsa i përket punimeve

Ministrja e Infrastrukturës nënvizoi gjithashtu se hapja e Bypass-it të Fierit para nisjes së sezonit, por edhe ndërhyrjet që po bëhen në portin e Vlorës, janë investime të cilat shtojnë edhe më shumë potencialet turistike të qytetit duke e bërë atë më lehtë të aksesueshme nga turistët vendas dhe të huaj.