Lori Hoxha merr vendimin të mos postuar më foto me bikini, për këtë arsye.

470

Trashëgimtarja e pasur e Top Channel, mbetet një nga protagonistet më absolute të shtypit rozë apo medias virtuale thuajse për gjithçka ka të bëjë me të. Nga stili luksoz i jetës, tek vaniteti, stili i veshjes, format trupore,kjo është Lori Hoxha.

Nëse i hedh një vështrim Instagramit të saj, mund ta kuptosh fare lehtë se ajo nuk është kurrë dy herë në të njëjtin vend.

Gjithmonë në lëvizje dhe në eksplorim të vende të reja, Lori na njeh shpesh përmes fotove dhe videove interesante me pasazhe nga përditshmëria dhe jeta e saj, sidomos pushimet luksoze që ajo zgjedh të bëjë në periudha të ndryshme të vitit.

Ndaj, duke qenë zyrtarisht verë dhe plazhet janë populluar në masë për shkak të motit të nxehtë dhe temperaturave të larta, edhe Lori ka zgjedhur që të pushojë disa ditë larg Shqipërisë.

Pak ditë më parë, ajo postoi një foto me rroba banjo trup pikërisht nga pushimet, foto të cilën pak orë më pas e fshiu.

Ndërsa, në foton e saj të fundit, Lori Hoxha na njohu të gjithëve me vendimin për të mos postuar më foto me bikini, madje publikisht tha edhe arsyen e fortë. “Selfie sepse ju jeni të gjithë shumë të ndjeshëm për fotot e mia me bikini” shkruan ajo.