Dy aktorë të famshëm nga Turqia me nënat shqiptare

2081

Lidhjet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë mjaft të ngushta për shkak të rrethanave historike. Shkëmbimet kulturore mes dy vendeve i tejkalojnë barrierat e paragjykimeve dhe ne shqiptarët, shpesh krenohemi me sukseset e bashkatdhetarëve tanë përtej kufirit.
Sot në Shqipëri ndiqen jashtëzakonisht shumë telenovelat turke. Produksionet më të sukseshshme janë “Hakmarrja”, “Ertugrul”, “Një pjesë e imja” apo “Sulltanesha Hyrem”.
Por pak e dinë se në telenovelat më të preferuara turke që transmetohen aktualisht në televizionet shqiptare, duke thyer rekordet e shikueshmërisë, disa nga aktorët kryesorë kanë origjinë shqiptare.
Fokus Lajm ka mësuar se dy nga aktorët më suksesshëm sot në Turqi, të cilët shfaqen në role kryesore edhe në telenovelat më të dashura për publikun shqiptar, janë Gurbey Ileri dhe Mert Firat.
Burime për Fokus Lajm bëjnë me dije se Gurbey Ileri, i cili ka luajtur në role të ndryshme tek “Ertugrul”, “Një pjesë e imja” dhe “Sulltanesha Hyrem” është në fakt me nënë shqiptare. Më saktësisht nga Prishtina e Kosovës.

Njëkohësisht, Mert Firat i cili ka luajtur Emre-në si rol kryesor në telenovelën “Hakmarrja” është gjithashtu me nënë shqiptare.