Pyjet e Shëngjinit u shkatërrua nga horrat që pyjet i kthyen në beton

244

Situata dramatike që kaloi orët e fundit Shëngjini dhe Lezha për shkak të zjarrit që dëmtoi rëndë Malin me pisha mes dy qyteteve, ka sjell reagim të fortë tek opinion publik por edhe klasa politike.

Zv.Kryeministri Braçe hedh të akuza të forta teksa shkruan se zjarri në Shëngjin është I përsëritur dhe me qëllime kriminale.
aui shton edhe më tej se keto interesa kriminale vijnë nga horrat qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni!

Erion Brace shton se sot nuk i duhen askujt, as denglat e politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij.

Zv.Kryeministri kërkon nga qeveria dhe politika që të merret seriozisht me këtë cështje pasi është vetë politika që I vë zjarrin pyjeve.
Postimi i plote i Braçes për zjarrin ne Malin e Shengjinit:

KURORA E SHENGJINIT
NE ZJARR E PAS ZJARRIT!


Pylli me pisha e shkurre te tjera
nuk eshte me!
Per 32 ore zjarrefikes,
ushtare e punonjes te emergjences,
ben gjithcka per te mbrojtur
banesat nga zjarri prane tyre,
njeheresh per te shpetuar pyllin.
Me banesat ia dolen-i mbrojten,
me pyllin jo-s’arriten.


Zjarri ne Shengjin eshte i perseritur,
ne te njejten kurore,
I QELLIMTE e per kete arsye kriminal.
Ai qe pronen e vjedhur se gezon dot me sepse njerezit kane kurajo te flasin,

plas deri sa ti vere zjarrin asaj,
mos e gezoj kurrkush!!
Ai qe prone do te grabise,
plas deri sa ti vere zjarrin asaj,
te ndertoje aty ku zjarri e ka kthyer pyllin ne truall!
Kurora e Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu,


nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni!
Per te mos folur edhe per pirromane edhe me banale qe perfitojne kullota, me keq dru nga pemet, qymyr nga shkrumbimi per te fituar edhe keshtu!
E di qe e qara per Amazonen eshte trendy,

por Shengjini dhemb edhe me shume!
Per shume kohe,
ne Shengjin, detin, eren qe vjen prej tij,
e ndane me pyllin, malin,
me nje mur 8-10-12 kate betoni!
Fituan para pa hesap,
pa pyetur per shkaterrimin!
Tek interesa te tilla nis;


Me keto interesa duhet luftuar,
te medha apo banale qofshin!
Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij,

si duhen kerkujt!
Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me peshtyma!
Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesisht,


kur benzina e interesave te betonit dhe cdo interesi tjeter perfitues,
e ndez dhe e perhap flaken kudo!
Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend,
ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne #Shengjin, nuk do jete me me ne!
Gjithnje nis tek politika,
vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli!