Ju gjenden tufa me para dhe një makinë 100 mijë euroshe në shtëpi

599

Policia e Lushnjes sekuestron 70 000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Uniformat blu siguruan të dhëna se shtetasi Julian Sula merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit e për këtë arsye u ushtrua kontroll në banesën e tij.

Si rezultat i këtij kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro.


Shtetasi Julian Sula 39 vjec banues ne Lushnje, me precedente të mëparshëm akuzohet tashmë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Policia tha se po vijon hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Julian Sula i cili njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Juli i Pashakos” eshte emer i njohur per drejtesine. Ne vitin 2016 ai u plagos me pistolete ne nje lokal bastesh ne Lushnje nga shtetasi Arjan Alico i njohur si anetar i Bandes se Lushnjes.

Nderkohe ne vitin 2018, Julian Sulo, banues ne Karbunare te Lushnjes u ndalua nga forcat e policise pasi u kap me pistolete pa leje.