“Kush tregon gjoksin, përfiton pije falas”/ Oferta e çuditshme e një lokali

58

Pronari i një lokali në Milano mendoi se kishte bërë gjetjen e duhur për të tërhequr sa më shumë klientë. Por gjithçka u kthye kundër tij.

Jashtë lokalit, Luca Gibillini kishte shkruar ofertën tunduese Tregoni gjoksin tuaj, puthni banakierin, hidhini sytjenat pas banakut, merrni pije falas.

Por kaq mjaftoi që ai të sulmohet nga të gjitha anët, aq sa u detyrua të mbyllë faqen e tij në Facebook. Kjo pasi ofertën ai e postoi edhe në llogarinë e tij personale në Facebook.

Qytetarët e akuzuan për seksizëm. Pati edhe nga ata që thanë se ka disa biznese që nuk meritojnë të shpëtohen nga kriza e pandemisë.