Aksidenti tragjik në Shkodër, dedikim rrënqethës

511

Tragjedia e familjes Preka në Velipojë, ka tronditur të gjithë shqiptarët, ndërsa dhimbjen më të madhe e kanë familjarët.
Vetëm një ditë pasi Ervisa Preka ka mësuar për humbjen e burrit dhe tre fëmijëve të saj në aksindetin e tmerrshëm, kunata e saj Gonxhe Preka ka bërë një mesazh rrëqethës, duke kujtuar se kanë kaluar një javë që nga vdekja e vëllait dhe tre fëmijëve të saj.
“Nje jave pa ju … O zoj e bekume mi mbaj ne gjirin tënd. Ti kam besu ty o I madhi zot. Unë ju kam ne zemer ju jetoni me mua mbrenda zemres time deri ne sekondin Tim te fundit ”, – shkruan Gonxhe Prek.
Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë, ku në një aksident të tmerrshme, humbi jetën Edmond Preka 40 vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, vajza 10 vjeçe, vajza 5 vjeçe dhe djali 9 muajsh.