Dy persona me maska grabisin të moshuarën në Pukë

54

Grabitet gjatë natës një grua e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës.

Mrik Mark Ndoja, rreth 70 vjeç, është dhunuar nga dy persona të maskuar. Fillimisht, keqbërësit kanë shqyer dyert e banesës. Pasi e kanë dhunuar, e kanë lidhur dhe i kanë grabitur paratë.

Sipas të moshuarës, bëhet fjalë për rreth 1 milion lekë.

Edhe më parë në këtë zonë kanë ndodhur grabitje të të moshuarve që jetojnë vetëm. Asnjë nga rastet nuk është zbuluar nga policia.