Kapet në Athinë porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku

548

Arrestohet i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish oficerit të lartë të Policisë Artan Cuku.

Bledar Jambelli, I njohur ndryshe edhe si Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier u kap në Athinë falë bashkëpunimit të dy zyrave të Interpolit, Tiranë-Athinë.

Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e Artan Cuku.

Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.