Parashikimi i motit për sot/ ja zonat më të prekura në vend

183

Për sot moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe vranësira në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshej lokale shiu.

Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.

Për sa i përket temperaturave ditën e mërkurë pritet të kemi përsëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesditës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 21 °C

në vendet malore: 6 / 16 °C