Parashikimi i motit për sot, zbuloni surprizat

597

Moti i kthjellët dominon bregdetin dhe zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta priten gjatë ditës në zonat malore, kryesisht në juglindje të territorit.

Pasditja dhe në vijim, paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga Veri-Veriperëndimi duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit nuk paraqesin ndryshime të dukshme duke ruajtur ekstremumet ditore 6 deri në 28 gradë.