Tym në Ministrinë e Brendshme, Shërbimet e Sigurisë shkëpusin energjinë elektrike

390

Rreth orës 20.45 tymi ka përfshirë bodrumet e Ministrisë së Brendshme.

Tymi ka alarmuar Shërbimet e Sigurisë, që kanë marrë masën për të ndërprerë energjinë elektrike në godinën ministeriale.

Por sipas ekspertëve, shkaku i tymit ka qenë dëmtimi i një stabilizatori të energjisë, dhe tashmë gjithçka funksionon normalisht.