Teatrit thirrje Vjosa Osmanit: Mos e prano “Çelësin e Tiranës”!

267

Disa aktivistë të kauzës së Teatrit i bëjnë thirrje presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani që të mos e pranojë çelësin e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Thirrja e aktivistëve:

Zonja Vjosa R. Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Presidente e Kosovës tonë, në respekt të qytetarëve që protestuan dhe protestojnë për lirinë, për qytetin dhe demokracinë, ju kërkoj si qytetare e Tiranës, ta refuzoni çelsin e qytetit që do tju jepet nesër nga Erion Veliaj! Ai ka një sërë akuzash për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës publike, ka mbi shpinë vrasjen e Ardit Gjoklajt, ka si karrierë politike shkatërrimin e kryeqytetit të parë shqiptar. Ai shkaterroi pasurinë kombëtare, Teatrin e Kombit!

Sot Tirana është në mort!

Brenda vitit ka humbur ikonat e veta si qytet dhe së fundmi një vrasje e një të riu zgjoi kobshëm qytetin, mëngjesin e 8 dhjetorit! Teatri Kombetar ështe shkatërruar; Vilat tiranase të fillim shekullit po shkatërrohen, stadiumi kombëtar është shkatërruar, Kulla e Sahatit, simboli i Tiranës, po shkatërrohet duke u përhumbur mes kullave të betonit! Të tjera shkatërrime, pasuri kombëtare janë paralajmëruar nga vetë Veliaj!

Teatri filloi të shembej barabarisht më 17 maji në orën 4.30 të mëngjesit pa gdhirë dita, ndërkohë që njerëzit ishin ende brenda ndërtesës. Të rinjtë u rrahën dhe u dhunuan brutalisht nga policia!

Shteti i së drejtës ra! Protesta u thye nga mijëra forca policore! Vatra qytetare e teatrit është kthyer në një skenë krimi.

Ekzekutori i këtij krimi është Erion Veliaj! Do të vijë një dite që do të mund ta merrni çelsin e qytetit, kur Tiranes t’i jetë ringritur dinjiteti dhe qyteti të ketë shpëtuar! Deri atëherë, ju lutem ta refuzoni atë! Merre mesazhin, kopjoje, beji tag znj. Osmani, Presidente e Republikes se Kosoves, dhe postojeni ne profilin tuaj.