Ja si e komentoi Meta humbjen e Shqipërisë në Turqi.

136

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur Shqipërinë pas humbjes minimale me Turqinë. Meta shprehet se pavarësisht një goli shtrembaluq, i cili për hir të së vërtetës ishte gafë e Strakoshës dhe rezultoi fatal për shpresat e Shqipërisë për EURO 2020.

Po ashtu, ai shton se lojtarët shkëlqyen për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Meta i shpreh mirënjohje kombëtares dhe forca për të ardhmen.

Pavarësisht një goli shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen sot për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Mirënjohje dhe Forca për të ardhmen, ka shkruar Meta.