VIDEO/ Hoxhë Mazllami shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Kjo është leckë, ne nuk adhurojmë shqiponja

151

Një video është bërë virale në rrjet, në të cilën hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami shfaqet duke përdhosur flamurin shqiptar. Video po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ndërsa ky veprim i Hoxhës është mjaft i pahijshëm.

Ai shfaqet në video me flamurin shqiptar në dorë teksa e quan arnë edhe leckë. Ai thotë se shqiptarët janë myslimanë ndaj nuk duhet të adhurojnë shqiponja.

“Kjo është arrnë, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti.

Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.

Pasi video u bë virale, Mazllami reagoi duke thënë se video u shkëput qëllimisht nga disa persona që ia duan të keqen.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimit tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi ai.

Mazllami ka publikuar videon e plotë të realizuar në vitit 2022 me rastin e festave të nëntorit.

https://youtu.be/G-SmDsoEwHA