I moshuari gjendet i pajetë në banesë.

64

Në mesditën e sotme, në lagjen 4 Heronjtë Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi SP 91 vjeç i cili jetonte vetëm në banesë.

Trupi i të moshuarit është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e vik timës.

Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes