Arriti linjat perfekte në pak kohë, Anxhela Peristeri tregon sekretin si ra nga pesha.

719

Anxhela Peristeri i ka lënë të gjithë gojëhapur me ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje. Këtë verë këngëtarja nuk i ka kursyer fotot e shumta me rrobabanjo duke marrë komplimenta të shumta për linjat.

Por si ka arritur Anxhela të bie drastikisht nga pesha? Këngëtarja ka hequr dorë vetëm nga një produkt ushqimor dhe këtë e ka zbuluar në emisionin E diell.

Ajo zbuloi se nga 85 kg tani peshon 65 kg dhe se dëshiron që të heqë edhe 3, 4 kile të tjera. Anxhela nuk konsumon më bukë sepse ka gluten dhe kjo e ka ndihmuar të bie nga pesha.