Do e lejonte Klean në një skenë intime në film? Elgiti bën reagimin e befasishëm.

257

Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta ishin sot të ftuar në E diell në një intervistë ndryshe. Arditi ka shkuar të marrë personalisht çiftin me nje biçiklete që nxë tre veta duke i bërë edhe një shëtitje nëpër qytet si taksist.

Gjatë udhëtimit të tyre,Arditi i ka bërë disa pyetje dhe një ndër to ishte nëse Elgiti do pranonte që Klea të realizonte një skenë intime në një film.

Ardit Gjebrea. Vjen një film zoti kompozitor dhe aktorja duhet të puthet me kolegun e saj ose ndryshe me partnerin në film a do ta lejonit ju?

Elgit Doda. Po pse jo unë kur e kam njohur e kam njohur aktore pse jo të mos e pranoja.

Ardit Gjebrea. Po nëse gjatë filmit do të kishte një skenë ku bashkëshortes tuaj do i duhet që puthjen ta jepte në krevat?

Elgid Doda. Freno freno mos e zgjat aq shumë. Unë për vete do isha në rregull por është djali e kemi shumë xheloz djalin.