Tension tek KZAZ në Burrel/ Militantët e PD dhe PS përballë njëri-tjetrit

466

Qyteti I Burrelit është përfshirë këtë të shtunë nga protestat.

Mbështetës së shumtë të opozitës, janë mbledhur e më pas janë drejtuar drejt KZAZ nr 16.

Pranë KZAZ ndodhen edhe mbështetës së shumtë të Partisë Socialiste.

E njëjta situatë u regjistrua edhe mbrëmjen e të premtes ku mbështetësit e të dyja forcave u vendosën përballë njëri-tjetrit, por që nuk pati incidente.

Mbështetësit e opozitës kërkojnë lirimin e ambienteve nga ana e KZAZ.