Ngjarja shokuese në Shkodër/ Shokët i vendosin lule në bankë 10-vjeçarit që u vetëvra

231

Të enjten Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 10-vjeçar vari veten, në tentantivë për të bërë video në “TikTok”. Këtë të premte, foli për mediat mësuesja e tij kujdestare në shkollën “At Gjon Karma”, e cila e përshkroi të miturin si një djalë të shkathët dhe që mësonte.

‘Sot është shumë e vështirë për mua të flas për këtë ngjarje kaq të rëndë që ka ndodhur një nxënësi të klasës tonë. Nasiri ka qenë nxënësi im që nga klasa e parë. Ishte shumë tronditëse atë natë kur morëm lajmin, mund ta përshkruaj si një nxënës shumë të mirë me arritje të mira me tipare të një lideri, një fëmijë shumë i shkathët, rrezatonte mirësi tek secili prej nesh. Gëzonte gjithë respektin e shokëve dhe mësuesve.

Kemi pasur një marrëdhënie miqësore me prindërit e tij. Nuk kam fjalë që ta përshkuar rastin. Sjellja e tij ka qenë shumë e mirë asnjëherë nuk ka shfaqur probleme. Për sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, ne theksojmë pafund negativitetit ose anët negative që kanë përdorimi i rrjeteve sociale. Unë i këshilloj që të jenë nën kujdesin e prindërve nëse i përdorim, i këshilloj të mos hapin faqet që nuk janë të rëndësishme për to”, tha ajo.

Ndërsa shokët e 10-vjeçarit bënë gjestin prekës, duke i vendosur lule të bardha në bankën ku ulej i mituri. Trupi i pajetë i 10-vjeçarit u gjet nga familjarët e tij.