Pas 30 qershorit, gjykatat po legalizojnë absurdin shoqëror

372

Dom Gjergj Meta, një prej klerikëve më aktiv në vend për çështjet sociale dhe politike që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, ka bërë sot një reagim të fortë për situatën politike.

Duke folur për procesin e 30 qershorit që opozita nuk e njeh dhe PS i cilëson si zgjedhje të rregullta, Dom Gjergj Meta shprehet se ndodhemi në pikën të lartë të një absurdi shoqëror.

Faktin që gjykatat e vendit japin vendime për njohjen e mandateve të 30 qershorit, Dom Gjergj Meta, e cilëson si legalizim të këtij absurdi.
“A po shkon Shqipëria drejt një autokracie? Këtë nuk e di, ndoshta po ndoshta jo.

Por me siguri, pas 30 qershorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror, paprecedent në historinë e demokracisë. Gjykatat thjesht po legalizojnë këtë absurd”,- shkruan Dom Gjergj Meta.