Nisur nga emri i tij, NikollaTesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot.
Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar. Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive
NikolaTesla lindi atje më 10 korrik 1856. Gjuha shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj NikolaTesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shteterore. Në këtë pamje të viti 1880 NikolaTesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë.
Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre. NikolaTesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884. NikolaTesla u shua më 7 Janar 1943 në Nju Jork të SHBA. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive
Nëse ka një qytet që lidhet me historinë e biçikletave në Shqipëri, ky qytet është Shkodra. Prandaj, nëse flasim për historinë e biçikletave të para në vendin tonë, kjo histori duhet të nisë nga qyteti në veriperëndim, që shtrihet në ultësirë, e ndoshta, kjo shtrirje gjeografike ka ndikuar edhe më shumë që biçikleta, pasi hyri për herë të parë, të gjejë shtëpinë e saj në Shkodër.
Po si nisi historia? Kur u shfaq biçikleta e parë dhe kush i kish hipur asaj gjëje me dy rrota?
Ishte viti 1907, më shumë se një shekull, kur në Shkodër u pa të lëvizte rrugëve të saj, me kalldrëm e me pluhur, një i huaj. Ai përdorte një mjet që askush që nuk kishte dalë jashtë vendit, ta kishte parë më parë. Ky burrë ishte konsulli i nderit i Suedisë, ndaj edhe kureshtja për ta parë ishte mjaft e madhe. Dëshmitë e kohës rrëfejnë se kush e dëgjoi , u dynd andej nga rruga kryesore ku ai lëvizte që ta shihte me sy atë mjet që ecte mbi dy rrota pa u tërhequr nga kafshët.
Me kaq, kurioziteti u shua, po s’u shua lakmia për ta pasur. Kush ishte më i pasur dhe që kishte mundësi të dilte jashtë shtetit, e solli një të tillë. Biçikletat që nisën të hynn në Shkodër ishin të markave të ndryshme, më së shumti italiane. Por në kuadrin historik duhet të përmendim edhe një foto të dy burrave me biçikleta, të nxjerrë nga fototeka “Marubi” e vitit 1897, me veshje kombëtare shqiptare, por që nuk janë të evidentuar se kush janë.
Kronikat e kohës dëshmojnë se fillimisht biçikleta në Shkodër u quajt “Velisipet”, por edhe dyrrotullake.
Por Shkodra shënon edhe një rekord tjetër që lidhet me biçikletën. Gruaja e parë që nisi një biçikletë ishte sërish një grua, e kësaj radhe, vinte nga konsullata austriake. Njerëzit sërish u dyndën nëpër rrugë për ta parë atë dhe kuptuan se dyrrotaku nuk ishte pronësei vetëm e meshkujve, por se edhe femrat mund ta nisnin një të tillë.
Kështu biçikleta fitoi qytetarinë e saj. Është fakt interesant se në vitin 1915, policia e qytetit u pajis me biçikleta dhe ushtronte detyrën e saj duke përshkruar rrugët me biçikleta.
Me shtimin e numrit të biçikletave, një grup qytetarësh shkodranë, në vitin 1920 vendosën të krijonin sportin e çiklizmit. Rrethi i parë çiklistik, që është edhe i treti në Europë për nga vjetërsia, pas Francës e Italisë, është organizuar pikërisht në Shkodër. Ndaj dhe në vazhdimësi Shkodra ia ka dhënë tonin këtij sporti, aq sa jo vetëm të rriturit, por nuk ka fëmijë që të mos dijë të ngasë biçikletën.
Duke pasur parasysh se shtëpitë shkodrane ishin një dhe dykatëshe dhe se shumica prej tyre kishin oborre për t’i mbajtur, duke pasur parasysh edhe faktin se Skodra është një qytet që pozicionohet në ultësirë dhe të jep mundësi pedalimi të mirë, nga viti në vit numri i biçikletave erdhi duke u shtuar.
Pas çilirimit të vendit, zhvillimi i Shkodrës, krijimi i një zone industriale jashtë vijës së verdhë të qytetit, e bëri biçikletën një mjet pune të domosdoshëm, jo vetëm për burrat, por edhe për vajzat e për gratë. Biçikleta qe zgjidhja e vetme për të përshkruar në mungesë të makinës, 12 km gjatësi dhe 6 km gjërësi qytet, për të shkuar në punë, për të bërë shëtitje buzë liqenit, për të shkuar në periferi, për të dalë në Pjacë, apo për të takuar miq. Kërkesa për biçkleta po rritej dhe nuk po përballohej dot. Çdo shtëpi kishte dy ose tre të tilla. Kërkesat në rritje shtuan importin e tyre, fillimisht nga vendet e Lindjes e më pas nga Kina. Me biçikleta dilnin në punë mjekët e mësuesit, mjeshtrit e çirakët, inxhinierët e artistët, nëpunësit e ushtarakët, etj.
Nga fundi i viteve ’50 të shekullit të kaluar, kur Shkodra rreth 60 000 banorë, ka të dhëna të plota se në qytet numëroheshin mbi 10 000 biçikleta. Ishte koha kur edhe biçikletat regjistroheshin dhe çdo qytetar, ndaj një pagese simbolike merrte një llamarinë me fushë të bardhë sa një celular mesatar ku kishte të stampuar numrin, që ishte i detyruar ta vendoste nën shalën e biçikletës.
Shkodra ka disa rekorda sa i takon biçikletës, psh biçikleta e parë dyshe hyri në Shkodër, sikundër pati edhe numrin më të madh të dyqaneve të shërbimit për riparimin e tyre.
Pas ndryshimeve të vitit 1991, me mbylljen e shumë ndërmarrjeve dhe hyrjen e makinave private, duket sikur ra edhe numri i madh i përdorimit të biçikletave. E nëse deri dje qyteti ecte plotësisht mbi dy rrota, sot ai ndoshta në të njëjtat raporte ecën mbi katër rrota, mbi makina të markave të ndryshme, por prapseprap askush nuk ka mundur t’ia heqë nga koka kurorën e kampiones së biçikletave. Pasi përditë me mijëra të tilla qarkullojnë rrugëve të qytetit.
Nuk është rastësi që në një studim europian të vitit 2011 Shkodra përmendet si qytet rekord në Shqipëri, madje në Europën Juglindore dhe atë Qendrore, me një përqindjeje të lartë pedalimi prej 29%.
Ajo renditet mes qyteteve europiane të njohura për kulturën e lartë pedaluese, të tilla si: Bolzano, Ferrara, Fraiburg, qytetet e Vendeve të Ulëta dhe Vendeve Skandinave.
Sot qyteti me traditën më të herëshme në Shqipëri në përdorimin e biçiletave, i ka kushtuar një ditë të veçantë festive këtij mjeti, që vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite nga rreth 30 përqind e banorëve, ç’ka e rendit atë në qytetin e pestë në Europë përnga përdorimi i biçikletave, gjithnjë në raport me numrin e banorëve.
Si pjesë e traditës, vazhdimisht në këtë qytet organizohen shëtitje kolektive me biçikleta në vendet piktoreske të qytetit dhe në zonatrreth tij. Bashkia Shkodër është përfshirë në mënyrë aktive në promovimin dhe mbrojtjen e kësaj kulture dhe tradite duke dhënë ndihmesën e saj.
Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë. Njëra hipotezë është që emri Tiranë vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin “Të ranat”, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujërat nga malet përreth.
Në një nënversion të kësaj hipoteze Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin “Të rônë” (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja “kanë rënë (psh) në Durrës” (apo diku tjetër).
Hipoteza e dytë është që emri Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit dhe mendohet të këtë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
Hipoteza e tretë është që emri Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τuροc) që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth. Me siguri dihet që për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin të mërkurën, krim që akoma vijon të mbetet pa autor. Siç shihet në videon e siguruara nga gazetari Elton Qyno, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë.
I pranishëm aty ka qenë roja i biznesit. 68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, roja është larguar me vrap, për t’i shpëtuar plumbave.
Nga 6 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme.
Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja. Ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shengjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Kakarriq.
Autori ka përshkuar me motor plot 18 kilometra, duke ju shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.
Pikërisht në fshatin Kakariq, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit. Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër.
Sherri në sfidën midis Partizanit dhe Tiranës në kampionatin e femrave të basketbollit ka sjellë reagimin e Besëlidhjes.
Me anë të një reagimi, lezhjanët, të cilët janë në finalen e kampionatit të basketbollit për meshkuj kundër Tiranës, ajo i ka kërkuar FSHB-së dhe klubeve organizatorë që të merren mesa të rrepta për ndeshjet e ardhshme.
Gjithashtu, Besëlidhja ka kërkuar dhe që FSHB të përzgjedhë arbitra profesionistë, pasi janë ankuar se në ndeshjen e fundit gjyqtarët kanë lejuar sipas tyre lojën e pisët.
Nga sa mesohet, ne letren qe drejtuesit e Beselidhjes i kane derguar Federates, i kane bere te ditur asaj se edhe ne ndeshjen e pare finale, dy arbitrat e ndeshjes Edison Gjoni dhe Olti Kasmi, kane lejuar dy basketbollistet e Tiranes qe te bejne loje te piset duke share, fyer dhe goditur me grushte e berryla lojtaret amerikane te skuadres lezhjane.
Njekohesisht edhe pas ndeshjes i kane share dhe ofenduar me fyerje raciste dhe kjo ka ndodhur me qellim dhe orientim nga stoli i Tiranes. Per kete arsye, nisur edhe nga incidentet e djeshme ne ndeshjen e femrave Partizani, Tirana, behet e ditur se lojtaret amerikane te Beselidhjes kane kerkuar mbrojtje nga Ambasada Amerikane ne Tirane pasi jane ndjere te kercenuar nga lojtaret dhe tifozet e Tiranes.
Si rrjedhoje, perfaqesues te Ambasades Amerikane pritet te jene te pranishem ne ndeshjen e dyte Tirana- Beselidhja. Klubi lezhjan ka kerkuar nga Federata qe arbitrat te mos lejojne gjate ndeshjes fyerje dhe provokime raciste ndaj lojtareve amerikane me ngjyre.
Pse shkon në Kishë, kur t’i nuk beson në Zot? Zoti, nuk voton, por kardinalët po,- u përgjigj politikani i njohur italian Andreoti. Kjo përgjigje ndoshta vlen për pyetjen: çfarë kërkojnë politikanët dhe qeveritarët në iftaret e besimtarëve myslimanë?
Edhe muaji i shenjtë i Ramazanit, një nga pesë shtyllat e besimit islam nuk i shpëtoi spektaklit (të shëmtuar) politik. Këtë vit shfaqja u rëndua për shkak se përkoi me fushatën zgjedhore. Gjatë këtij muaji të shenjtë, asnjë thërrime bukë dhe asnjë pikë uji nuk kalon në gojën e agjëruesit nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij. Është vendim individual. Askush nuk të mbikqyr. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga ushqimi dhe pijet për një muaj të plotë, por ata që besojnë e bëjnë me lehtësi këtë akt devotshmërie dhe sakrifice për t’u afruar më shumë me Zotin. E bëjnë për të festuar dhe kujtuar shpalljen e Kuranit si një dhuratë ndaj njerëzimit.
Privimi nga ushqimi/pijet është një kujtesë për shoqërinë e sotme të konsumit se po konsumojmë më shumë se ç’duhet, është një kujtesë për ata që kanë se çfarë do të thotë të jesh i uritur/etur, është rast për të shprehur mirënjohjen për atë që ke, është një muaj që më shumë se për trupin besimtari kujdeset për “ushqimin” e shpirtit. Agjërimi ndërpritet në mbrëmje me iftarin. Iftari është një ngjarje festive kur ndahet me miq dhe familjarë. Pyetja është çfarë i bën bashkë në një tavolinë njerëzit që besojnë në Zot me ata që për Zot njohin vetëm pushtetin/paranë?
Çfarë kuptimi ka një iftar kur politikania/ministria shkruan në facebook: “Këtë herë në iftarin e shtruar në respekt të besimtarëve të ZAZ 3, 4, 5,”? Të paktën ky është një deklarim i sinqertë, por më kulmi i hipokrizisë është kur dëgjon fjalime të bukura nga ata që urinë e provojnë vetëm kur është fjala për pushtet?! Dhe në këto raste të kujtohet proverbi: gjuha është për të fshehur mendimet!
Pse nuk lënë rast politikanët për të shkuar në xhami/teqe/kishë? Përgjigjen e jep historia e ri nisë së një intelektuali par excellence: “Babai im me pyeti një ditë, kur isha mjaft i ri: A e di ti përse shkojnë njerëzit në kishë? Unë iu përgjigja: për të bërë sherbesat fetare.
Jo, me tha babai, ata shkojnë për me pa dhe me u pa!”
Nuk ka qenë vetëm kjo hipokrizi arsyeja që 7 vite më parë Kisha Katolike ia mbylli derën politikanëve, pushtetarëve dhe ambasadorëve për Krishtlindje. “Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe e atyre që janë në skajet e shoqërisë tonë”.
Është koha që komuniteti mysliman, si komuniteti më i madh fetar në Shqipëri, të japë shembullin e tij, duke i mbyllur derën politikanëve/pushtetarëve në rastin e festave fetare. Le të jetë feja dhe politika si uji me vajin, të qëndrojnë bashkë, por pa u përzier me njëri tjetrin! Lë të marrë Çezari atë që i përket Çezarit dhe Zoti gjërat që i takojnë atij… Nëse liderët e komuniteteve fetare bëhen urë që politikani të mbërrijë te votuesi i varfër, atëherë ata bëhen shkesë të një martesë toksike. Është koha për divorc/distancim sepse përndryshe produkti i kësaj “dashurie” do të jetë një koktejl i hipokrizisë dhe luftës për pushtet.
Flamurtari dhe Partizani janë finalistët e Kategorisë së Parë në basketbollin e femrave për edicionin 2022-2023.
Por më shumë se basketbolli i luajtur, nga gjysmëfinalet e play off”-it veçohet skandali që ka ndodhur dje në derbin e kryeqytetit.
Një ngjarje e pazakontë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, menjëherë pas sirenës që sinjalizoi fundin e ndeshjes. Pas disa “fërkimeve” gjatë lojës, Antoinette Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës u bënë protagoniste të një sherri, ku nuk munguan as grushtet, por as shqelmat e një djaloshi të futur në parket, i cili goditi basketbollisten amerikane në fushën e lojës.
Skena të turpshme dhune, që nuk kanë asnjë lidhje me sportin, të cilat ia prishën bukurinë ndeshjes, për ta kthyer parketin në arenë përleshjeje.
SHERRI – Në përfundim të sfidës, Bannister afrohet te Dishnica, kjo e fundit i jep dorën, por lojtaret duket se kanë një përplasje verbale.
Më pas amerikania Bannister e godet me grusht Dishnicën, e cila gjithashtu kundërpërgjigjet me grushte. Ndërkohë në këtë moment një djalosh, ndoshta familjar i lojtares së Tiranës, e godet amerikanen me shqelm nga pas, ndërsa Dishnica më pas e shtyn lojtaren e Partizanit.
Bannister tenton të largohet drejt pankinës së kuqe, por aty vjen me vrap Dishnica që e shtyn atë për ta rrëzuar me kokë në parket. Aty vijuan sërish edhe kacafytjet me njëratjetrën edhe pse trajnerja Eliverta Bujari u mundua t’i shkëpuste nga njëra-tjetra, po ashtu erdhën dhe shumë persona të tjerë për t’i ndarë mes kaosit.
Më tej çdo gjë sheshohet edhe me ndërhyrjen e përfaqësuesve të të dyja klubeve. Duhet theksuar se në këtë derbi, ashtu sikurse ndodh rëndom në lojërat me dorë, mungonte siguria e nevojshme, pasi me vetëm dy persona është e pamundur që të ruhet rendi edhe në një ndeshje te femrat e jo më te meshkujt.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 32-shqiptar ka humbur jetën.
Ai së bashku me një 65-vjeçar, ishin në një parashutë kur kjo e fundit u rrëzua në një fushë, në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna dhe dy personat në bord u vranë menjëherë.
Viktimat janë një instruktor italian 65-vjeçar dhe një i ri 32-vjeçar me origjinë shqiptare, me banim në Riolo Terme (Ravena).
Një dëshmitar raportoi se papritmas parashuta bëri dy kthesa dhe ra në një fushë.
Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut është arrestuar nga policia. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga gazetari Sokol Dema.
Ramazan Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet. Është mësuar që ka mbërritur në Shqipëri, është mbajtur nën vëzhgim dhe është vënë në pranga.
Ramazan Rraja është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja.