Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës këtë të Hënë.
Policia njoftoi se rreth orës 13:00, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë A. K., 31 vjeç.
Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbyllet njoftimi i bluve.
Media austriake “krone.at” i ka kushtuar një artikull Presidentit shqiptar Ilir Meta, të cilin e akuzon si të korruptuar. Sipas saj, një detektiv që ka zbuluar aferat korruptive të Metës është fshehur në Austri, për shkak të kërcënimeve me vdekje që kishte marrë.
Ky dëshmitar ka zbuluar se PResidenti Meta ka paguar nëpërmjet kompanisë offshore “Dorelita Limited” 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump në vitin 2017. “Pak javë para inaugurimit është lidhur një kontratë mes palës së LSI-së dhe avokates, e cila parashikon pjesëmarrjen në inaugurim. Menjëherë pas kësaj, Meta u bë edhe president”, shkruhet në artikull.
Media austriake denoncon edhe shpenzimet e tjera të Presidentit, mes të cilave janë edhe 50 mijë euro të paguara për operacione plastike për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. “Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Metas, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, thuhet më tej në shkrim.
Por kush është kompania offshore:
‘Dorelita Limited’, është kompania offshore nëpërmjet të cilës, Ilir Meta, sipas denoncimit të gazetës austriake, ka paguar 700.000 dollarë për lobim. Kompania rezulton me zyra në Qirpo, ndërsa data kur ka filluar aktivitetin e saj është 14 nëntor 2013. Sipas të dhënave të publikuar në faqen e saj zyrtare, aktivitetin e fundit kompania e ka pasur në prill të vitit 2021.
Moti parashikohet me diell si dhe vranësira shtresore por të larta dhe transparente.
Prani grimcash pluhuri dhe rëre në pjesën më të madhe të vendit. Zagushi për shkak të tyre.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi 1-10m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë duke u shoqëruar me lartësi dallge 0.5-1.0 metër.
Etleva Korra është denoncuar për dhunë në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë.
Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike.
Konflikti para 2 ditësh degradoi në dhunë kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre.
Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo thotë që është dhunuar nga ata dhe nuk është ajo dhunuesja, por nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre.
Pranon që kanë pasur një përplasje me ta por ka qenë diçka pa rëndësi. Të dy palët kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici për dhunë pasi të dy palët pretendojnë se janë të dhunuar.
“Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.
Ata kanë përdorur pak dhunë me mua. Unë isha vetëm dhe fëmijët që më vinin te këmbët “o mami, mami”. Dua të kem fëmijët e mi mirë. I kam denoncuar në polici për dhunë. Tani jemi qetësuar”, tha 28-vjeçarja.
Kjo e fundit bëri për apel për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë, pasi do një shtëpi për fëmijët e saj./TCH
Çmimet në vendin tonë nuk njohin limite, pak ditë më parë më datën 7 maj, qershia shitej me 800 lekë kilogrami, ndërsa sot, tre ditë më vonë, qershia ka shkuar në 21 mijë lekë të vjetra kilogrami.
Bëhet fjalë për qershinë greke, sipas përshkrimit në raftin e një supermarketi në Tiranë.
Supermarketi ku po shiten këto qershi ndodhet në Ish-Bllok dhe qytetari që e ka dërguar është shokuar nga ky çmim që ka parë.
Ai shkruan:
Gezuar JOQ! Çmimi i qershive tek xhangolli ne Bllok.
Shqiptari që hyri në fushën e stadiumit “Bernabeu” të Madridit në ndeshjen e champions Real Madrid – Manchester Sity është një djalosh shqiptarë nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një klub nate shumë të njohur “GIMI Events”
Vendimi i Autoritetit Rrugor për të kthyer rrugën e Rinasit vetëm me një sens lëvizje, vijon të kundërshtohet nga banorët e zonës. Për të tretën ditë me radhë banorët e Rinasit kanë bllokuar kalimin e automjeteve në aksin që të çon në aeroport, duke shprehur indinjatën e tyre në lidhje me pamundësinë për tëçuar fëmijët në shkollë dhe për të shkuar në punë.
Përmes një prononcimi për media, kryeplaku i fshatit iu përgjigj drejtorit të ARRSH, evis Berberi, i cili kërkoi nga qytetarët përdorimin e rrugëve dytësore deri në gjetjen e një zgjidhjeje në fund të verës.
Kryeplaku u shpreh se rruga alternative nuk është funksionale, pasi ndodhet 2 km larg fshatit dhe nuk mund t’u hyjë në punë.
“Me zyrtarët nuk kemi patur komunikim, por vetëm i kemi ndjekur në media që ka thënë se ka një rrugë alternative. Ne nuk kërkojmë me ik përmes rrugës alternative, ne kërkojmë të shkojmë në shkollë, të shkojmë në punë.
Kjo rrugë alternative nuk zgjidh asgjë, po të kem mundësi të shkoj deri rruga alternative është i zgjidhur problem. Skaji i fshtit është dy km nga rruga alternative. Këtu nuk preken vetëm banorët e fshatit, por të gjithë ata që vijnë nga veriu. Ne jemi të penalizuar komplet, nuk çojmë dot fëmijët në shkollë, nuk shkojmë dot te ambulancë, nuk shkojmë dot tek toka e mbjellur.
Ne nuk jemi popull që dua sherre, ne duam thjesht me shku në punë”, tha kryeplaku.
Për shkak të situatës së krijuar, reagoi edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi. Në një komunikim për mediat, Berberi e konsideroi vendimin një zgjidhje provizore, që është marrë për të mos dëmtuar turistët.
“Kjo është një zgjidhje provizore. Jemi duke i dhënë një zgjidhje që të kemi një rrugë tjetër që të na çojë në aeroport. Shpresoj që brenda muajit korrik të kemi në përfundim këtë segment. Ky vendim është një zgjidhje teknike për të mos dëmtuar ata që do na sjellin të ardhura shtesë. Banorët e zonës kanë problemet e tyre por kanë një zgjidhje. Mund të kryejnë një lëvizje me 2-3 km me tepër”, u shpreh Berberi.
Ndërsa hoqi çdo mundësi për zgjerimin e aksit me katër korsi, siç edhe u propozua nga banorët, Berberi tha se deri në fund të sezonit veror është menduar që zgjidhje përfundimtare të jetë krijimi i një rruge të re në zonën e ishrepartit ushtarak që të nxjerr në aeroportin e Rinasit.
“Kjo situatë është marrë masa duke qenë se jemi para sezonit. Kemi fluks të shtuar. Janë shtuar linjat që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria. Kemi pritshmëri që të shtohen me 30 për qind me tepër fluksi në këtë zonë. Kemi marrë përsipër që në fund të sezonit veror të kemi një zgjidhje përfundimtare që të marrin fund edhe problemet për banorët. Plani nuk është zgjerimi i rrugës. Një nga opsionet është krijimi i një rruge të re nga ish-reparti ushtarak që del direkt në Aeroport. Brenda sezonit të verës mbaron edhe kjo rrugë. Ky sezon veror kalon me problematika të vogla për banorët e zonës. Kujtdo i ndodh që në një moment të caktuar na ndryshon mënyra e jetesës. Duke parë të mirën e përbashkët dhe të mirën që do na sjellin turistët do ishte mirë që këta banorë të na kuptonin. Nuk janë pa asnjë mundësi qarkullimi këta banorë. Kanë dy tre rrugica në lagje për të funksionuar brenda për brenda”, tha kreu i ARRSH-së.
Më tej, ai parashtroi edhe rrugët dytësore që mund të aksesohen nga banorët e zonës për të lëvizur gjatë kësaj periudhe.
“Me ndryshimin e sensit të lëvizjes nga Kashari në drejtim të Rinasit dhe nga Rinasi në Ahmetaq kem bërë një zgjidhje të mirë për qytetarët që përdorin aeroportin. Ai është porta hyrëse dhe dalëse e qytetarëve nga Shqipëria, nga ajri. Kemi marrë një zgjidhje për një sens lëvizje me një drejtim për të mos vonuar këdo që përdor aeroportin. Kemi pasur disa problematika për banorët e asaj zone. Segmenti në drejtim të Ahmetaqit ka një sens lëvizje nga rreth rrotullimi në Ahmetaq, por ka disa rrugica që mund të përdoren nga komuniteti. Një nga rastet është rruga e xhamisë që mund të përdoret si unazë e vogël. Kemi një segment tjetër që lidh zonën e Ahmetaq-Prezës me fshatin e Rinasit nga rruga Fushë Krujë-Vorë dhe kemi edhe rrugën në drejtim të Kamzës ku mund të përdoret rruga e Valiasit”, tha Berberi.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar nga detyra Shefin e Krimeve në Divjakë, Lorenc Braho i cili u denoncua se ka abuzuar me detyrën.
Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë.
Lorenc Braho u denoncua nga një kandidate për police, e cila publikoi edhe mesazhet që ka shkëmbyer me Brahon, i cili i ka kërkuar favore duke i gjetur të dashur.
Njoftimi i policisë
Pas transmetimit në emisionin e sotshëm “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar L. B., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë.
Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjës policie, sepse Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në luftën ndaj krimit dhe paligjshmërisë, ndaj askush brenda saj nuk mund të njollosë imazhin e mijëra burra e grave, djemve dhe vajzave të Policisë që punojnë e sakrifikojnë duke zbatuar me korrektësi ligjin.