“Fluturon” çmimi i qershive në Tiranë, shokohet qytetari dhe nuk iu beson syve kur shikon sa shitet 1 kilogramë

285

Çmimet në vendin tonë nuk njohin limite, pak ditë më parë më datën 7 maj, qershia shitej me 800 lekë kilogrami, ndërsa sot, tre ditë më vonë, qershia ka shkuar në 21 mijë lekë të vjetra kilogrami.

Bëhet fjalë për qershinë greke, sipas përshkrimit në raftin e një supermarketi në Tiranë.

Supermarketi ku po shiten këto qershi ndodhet në Ish-Bllok dhe qytetari që e ka dërguar është shokuar nga ky çmim që ka parë.

Ai shkruan:

Gezuar JOQ! Çmimi i qershive tek xhangolli ne Bllok.