Horoskopi Sot, e martë 24 maj 2022

Dashi

Mos mendoni rreth planeve të pamundura, pasi mund të vini në rrezik kohën dhe paratë. Nëse
mund ta menaxhoni këtë, gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi. Ka shumë gjasa që të keni
fat në dashuri gjatë ditës së nesërme. Ndërsa beqarët mund të takojnë një person mjaft të
veçantë.

Demi

Do të jeni mjaft të ngarkuar me takime dhe me biseda. Ndiqni intuitën kur duhet të bëni me
shpejtësi një zgjedhje. Rekomandohet të gjeni kohë për t’u qetësuar dhe ta organizoni pasditen
siç dëshironi. Ndoshta mund të merrni një vendim të rëndësishëm këtë të martë, për të hequr
dorë nga një marrëdhënie që nuk funksionon ashtu siç duhet.

Binjakët

Ka gjasa të përballeni me momente të vështira. Sado stres t’ju sjellë kjo, jepini kohë vetes
për t’u qetësuar dhe bisedoni me dikë që i besoni. Kjo do t’ju ndihmojë shumë për të vijuar më
tej ditën si normalisht.

Gaforrja

Ndiqni intuitën, pasi kjo do t’ju ndihmojë të vendosni rregull në ato çfarë duhet dhe nuk
duhet të bëni. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse do të jetë e nevojshme. Kjo e martë ka
gjasa t’ju sjellë fat në biznes dhe dita ka gjasa të kalojë pa telashe.

Luani

Kushtojini rëndësi problemeve të vogla, pasi mund të bëhen shkas për nxitjen e disa çështjeve
të mëdha. Rekomandohet të bëni miq të rinj, pasi kjo do t’ju ndihmojë për të ardhmen tuaj
profesionale. Pasditja do të kalonte shumë këndshëm, nëse shkonit në një SPA, nëse lexoni një
libër, ose dilni me miqtë.

Virgjëresha

Lërini pas konfliktet me të afërmit. Nëse nuk mund t’i falni për ato që kanë bërë, veproni me
mirësjellje që të pendohen, por mos lejoni që të vijojnë konfliktet mes jush. Sa i përket anës
profesionale, nëse jeni në kërkim të një vendi të ri pune, mos u nxitoni kurrsesi para se të
vendosni.

Peshorja

Beqarët mund të përballen me vështirësi në përpjekjet për të gjetur një partner/partnere. Kjo
mund të vijë për shkak të komunikimit tuaj. Megjithatë, do të keni fat nëse keni ndërmend të
bëni disa blerje të rëndësishme.

Akrepi

Komunikimi mes jush dhe shefit në punë do të jetë në ngërç. Përpiquni të shmangni situatat e
sikletshme dhe përgjigjuni me mirësjellje, pasi vetëm kështu mund t’ia dilni mbanë. Sa u
përket financave, fati është në anën tuaj.

Shigjetari

Tregohuni vetvetja në çdo moment. Nesër mund të zbuloni një sekret të vjetër, por mos u
shqetësoni, pasi bëhet fjalë për një çështje që ka ndodhur para shumë vitesh. Pasdite
përkushtojuni vetes dhe gjeni mënyrat më të mira për t’u relaksuar.

Bricjapi

Nëse do t’ju duhet të qëndroni shumë në rrugë nesër, bëni mirë që të qëndroni edhe në rolin e
pasagjerit, në mënyrë që të mos shpenzoni shumë energji duke ngarë makinën. Bëni kujdes me
shëndetin dhe përmbajuni dietës ushqimore.

Ujori

Bëni kujdes nga personat që do të njihni nesër! Përqendrohuni në punët tuaja krijuese, kaloni
më shumë kohë me miqtë dhe familjen dhe mendoni për planet në të ardhmen. Në mbrëmje është
koha e duhur për të parë një film, ose për të organizuar lojëra në familje.

Peshqit

Ekziston mundësia që Peshqit të gjejnë një punë më të mirë ose të paguajnë një borxh, i cili
iu ka munduar prej kohësh. Beqarët e kësaj shenje mund të kenë fat në dashuri, që t’ju bëjë që
të kaloni një ditë të mrekullueshme.

Moti Sot, e martë 24 maj 2022

Moti parashikohet i kthjellët, me zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite në veri dhe
verilindje.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, përkohësisht në formë shtrëngate
shoqëruar me shkarkesa elektrike në veri dhe verilindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje e jugperëndim deri në 8 m/sek e valëzim të forcës 2
ballë.

U plagos nga kolegu brenda komisariatit / Humb jetën polici në Tiranë

Ka ndërruar jetë polici i cili u plagos mbrëmjen e sotme nga kolehu I tij në komisariatin numër 3. Në Tiranë.

Mësohet se autori është Ludian Zaimi ndërsa i plagosuri Çaush Saliasi, policë të patrullës së përgjithshme

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

Polici plagos me armë zjarri kolegun në Komisariatin numër 3, në Tiranë

Ne rrethana ende të paqarta , në ambietet e Komisariatit të Policisie Nr 3, në rrugën”Mine Peza”, 3, një punonjës policie ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.

Mësohet se punonjësi i dëmtuar është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Polici iplagosur me iniciale C. S është futur në sallën e operacionit, ndërsa autori L. Z ndodhet në komisariat.

Horoskopi Sot, e shtunë 21 maj 2022

Ndonjëherë nuk keni nevojë të njihni çdo hollësi të veçantë para se të përfshiheni në diçka të
re. Shumë detaje mund t’ju ngatërrojnë, t’ju trullosin ose, më shumë gjasa, t’ju japin arsye
për të hequr dorë nga diçka që duhet të ndiqni tani.

Demi

Tani që keni vënë topin në lëvizje, bëni kujdes sepse dikush mund të përpiqet të marrë meritat
për të gjithë punën tuaj të lodhshme. Ju e dini se kush është kandidati i mundshëm, kështu që
bëni gjithçka për të mos e lejuar këtë.

Binjaket

Një nga leksionet më të rëndësishme që ju duhet të mësoni në jetë është se koha e përsosur
thjesht nuk ekziston. Pra, nëse jeni duke pritur për këtë kohë mitike të përsosur për të pasur
një bisedë të rëndësishme me dikë, ju do të prisni për një kohë shumë të gjatë.

Gaforrja

Jo çdo gjë do të shkojë siç do të donit ju nesër, por gjërat që duhet të ndodhin nuk do të
mund të pengohen prandaj ngushëllohuni me këtë. Shmangni disa investime për të cilat keni
shumë dyshime.

Luani

Është një ditë e mirë që të shikoni veten në pasqyrë dhe të buzëqeshni. Trajtojeni veten me
një darkë të këndshme, ose blini për vete diçka që ju pëlqen. Meritoni më të mirën pas një
periudhë të lodhshme.

Virgjeresha

Imagjinata, ëndrrat dhe fantazitë e tua po ju ofrojnë disa njohuri të mahnitshme për disa
pikëpyetje, dhe ato mund të konfirmojnë disa dyshime. Vizionet në jetën tuaj ju japin një
pamje të së vërtetës. Ju keni qenë në një mjegull rreth dikujt për një kohë të gjatë.

Peshorja

Ndërkohë që nuk mund të shihni të gjithë pamjen tani, ju do të merrni të gjitha informacionet
që ju nevojiten për t’ju mbajtur optimist për të ardhmen. Stresi në jetën tuaj do të
zvogëlohet në masë të madhe.

Akrepi

Ndonjëherë ju duhet të mendoni për jetën tuaj sikur të ishte një biznes: Si po e menaxhoni
produktin tuaj dhe kontributin tuaj? Nëse nuk ka balancë, mund t’i krijoni vetes probleme.

Shigjetari

teksa rriteni, është e natyrshme që ju të filloni t’i merrni gjërat më seriozisht. Filloni të
bëni pjesën tuaj për të bërë një ndryshim në botë. Sa i përket marrëdhënies në çift, mund të
merrni lajme të mira.

Bricjapi

Ritmi i egër i jetës suaj do të ngadalësohet duke filluar nga nesër. Përpiquni t’i jepni vetes
më shumë kohë për të medituar. Sa i përket aspektit profesional, përpiquni të bëni pak më
shumë pushim.

Ujori

Kjo ditë do të jetë e mbushur me surpriza. Për sa kohë që ju e dini se çfarë kërkoni, do të
zbuloni disa informacione kyçe që mund të ndryshojnë gjithçka. Planet e ardhshme në punë mund
të duhet të rishikohen.

Peshqit

Këshilloheni të ndërmerrni ndonjë udhëtim jashtë vendit. Mund t’ju ndihmojë që të kaloni disa
sfida të cilat kanë qënë të vështira. Sa i përket aspektit sentimental, mund të merrni disa
informacione mbi partnerin që mund t’ju shkaktojnë bezdi.

Moti Sot, e shtunë 21 maj 2022

Moti parashikohet me vranësira deri të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër.

Do të ketë reshje shiu në mëngjes në të gjithë vendin. Gradualisht reshjet lokalizohen në jug
e juglindje aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër. Pasdite reshjet
ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare. Prej orëve të mesditës era
vjen në forcim kryesisht në bregdet deri në 20m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 ballë duke u shoqëruar me lartësi dallge 0.8-1.5
metër.

“Fantazma” që vendos tritolin në biznesin dhe makinën e policit në Shkodër

Focus24.info ka mundur të sigurojë videon e personit që vendosi një sasi eksplozivi në biznesin dhe makinën e efektivit Ndrek Rrasa në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Videoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë dhe tregon një person të maskuar me parukë që ndez lëndën shpërthyese.

Më pas, autori është larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira në zonë.

Fatmirësisht, nga shpërthimi në biznesin dhe makinën e Ndrek Rrasës nuk pati persona të lënduar.

Horoskopi Sot, e premte 20 maj 2022

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë mjaft rezultativ në punë këtë të premte. Ata që janë në
kërkim të një pune të re duhet të konsultohen me një anëtar të familjes ose me një mik. Sa i
përket jetës personale përpiquni të zgjidhni konfliktet me miqtë sa më shpejt të mundeni.

Demi

Keni shumë shanse për t’u promovuar gjatë ditës së nesërme. Rekomandohet t’i kushtoni më shumë
vëmendje vetes dhe veçanërisht shëndetit tuaj. Përpiquni të ecni sa më shumë në këmbë dhe bëni
ushtrime në ajër të pastër.

Binjakët

Duket sikur shefi në punën tuaj nuk i kupton nevojat e punonjësve, megjithatë mos lejoni që
kjo të ndikojë në moralin tuaj. Nëse keni ndërmend të ankoheni lidhur me këtë, sigurohuni mirë
para se të flisni. Ka gjasa që nesër të keni fat, nëse planifikoni t’i blini artikuj të
rëndësishëm.

Gaforrja

Lërini të tjerët të merren vetë me punët e tyre. Mund të keni qëllime shumë të mira, por një
person nuk mund të ndihmojë këdo. Përpiquni të fokusoheni në punën tuaj, pasi do t’ju shfaqen
mundësi për rritje profesionale.

Luani

Do të jetë një nga ato ditë, ku gjithçka do të shkojë mbarë. Nëse keni ndërmend të blini diçka
të kushtueshme, është dita e duhur për ta bërë këtë. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm kur të
bëni pagesën. Marrëdhënia në çift do të jetë e shkëlqyer.

Virgjëresha

Është e rëndësishme t’i përkushtoheni vetes. Ka gjasa që të zhvilloni një intervistë të
rëndësishme gjatë kësaj të premte. Përpiquni të shmangni shprehjet klishe, por ndjehuni të
lirë ta shpreheni ashtu sikurse ju dëshironi.

Peshorja

Fokusohuni më shumë tek e tashmja dhe jo tek ato çfarë mund të ndodhin në të ardhmen e afërt,
pasi kjo do të bënte që të humbnit disa mundësi të rëndësishme. Ndaj, shfrytëzoni momentin dhe
përpiquni të ecni përpara.

Akrepi

Eksperimentet tuaja të fundit me stilin e veshjes ka gjasa që t’ju shpërblehen nesër, pasi do
të fitoni vëmendjen e një personi mjaft interesant. Megjithatë mos u joshni nga komplimentet e
tepërta. Qëndroni pranë atyre që ju kanë mbështetur gjithmonë dhe do të ishte e udhës ta
shprehnit vlerësimin për to.

Shigjetari

Nëse nesër do të keni më shumë kohë të lirë se ditët e tjera, përpiquni ta menaxhoni sa më
mirë atë. Rekomandohet të merrni këshillën e një mikut tuaj lidhur me këtë. Bëni shumë kujdes
nëse keni ndërmend të bëni blerje të ndryshme këtë të enjte.

Bricjapi

Mund t’ju vijë një ide nesër, e cila do t’ju duket brilante. Partneri/partnerja mund të
kërkojnë më shumë vëmendje nga ana juaj dhe ka gjasa të shfaqen probleme mes jush, te cilat do
të kalojnë shpejt. Bëni kujdes me regjimin ushqimor.

Ujori

Mund t’ju kërkohet të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm. Ka gjasa t’ju duhet të hiqni dorë
nga një marrëdhënie e papërcaktuar. Analizoni çdo detaj lidhur me një vendim të mundshëm dhe
tregohuni të fortë për të zgjedhur opsionin më të mirë.

Peshqit

Dita e nesërme nuk do të shkojë ashtu sikurse ju e kishit menduar, sidomos nëse nuk keni
fjetur aq sa duhet. Vëzhgoni me kujdes njerëzit rreth jush dhe tregohuni të gatshëm nëse
dikush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj.

Moti Sot, e premte 20 maj 2022

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës
deri ato të pasdites në pjesën më të madhe të vendit.

Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formë pikash në pjesën më të
madhe të territorit.

Në veri e verilindje dhe lindje reshjet marrin përkohësisht karakter shtrëngatash me rrufe
deri në mesditë. Mjegullinë e izoluar.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim –Verilindje me shpejtësi 1-10m/s. Valëzimi në dete
parashikohet i forcës 2-3 ballë duke u shoqëruar me lartësi dallge 0.8-1.5 metër.

Boll me debate “non grata”

Koha nji vjeçare qe ka kalue prej shënimit të ktij statusi, tue u bazue edhe ne reagimet e kundra-reagimet ms bazë tifozllekun e smutë, me shtyn me ba disa konsiderata të thukta, të cilat gjatë ksaj periudhe i kam shmangë mbasi debati kishte degradue në nivele ordinere për sa i përket komentimit të aktit non grata ndaj Berishës nga ana e departamentit amerikan të shtetit.

Personalisht, mendoj se çdo ent njerzor, institucional, përtej perfeksionin të funksionimit të saj, mund t’i nënshtrohet kriterit të dyshimit në vlersimet e veta, përfshi edhe vendimi i departamentit të shtetit në raport me Sali Berishën. Nga ana tjetër, nuk mund të akuzohet nji institucion aq prestigjoz e serioz si departamenti i Shtetit, si i manovruem prej OJF të George Soros-it, me të cilën të gjithë liderët e vendeve ish komuniste kanë bashkëpunue e vazhdojnë ta bajne ende me ta, përfshi edhe Sali Berisha e eksponent të partisë demokratike e krejt spektrit politik shqiptar.

Asht nji alibi e trashe dhe krejt e pandershme. Sigurisht, bashkë me non grata ndaj Berishës, duheshin vendose edhe shume të tjerë politikan në atë listë, sikur e kam thanë dje ne nji tjetër status.


Në kët kuptim, edhe pse meriton të kuptohet njiri në hall, mendoj se departamenti amerikan asht sovran në vendimin e tij dhe konsideroj nji show të kotë, medemek padinë ndaj sekretarit të shtetit të bame në nji gjykatë të Parisit dhe media nga ana e Berishës, mbasi pa asnji bazë juridike, perverse për konsum të mbrendshëm e shtërngue rradhët e mbështetësve të vet. Kërkimi i fakteve ndaj nji vendimi politik të Departamentit të Shtetit, i cili asht sigurisht ma i randë moralisht se sa nji vendim procesual gjykate, tregon mjerimin e modelit të politikanit tonë otoman.

Edhe pse janë kenë në krye të shtetit nuk kanë sensin minimal të shtetit dhe bajnë demek se nuk kuptojnë. Ndëshkimi i politikanëve autokrat në Ballkan, pikërisht ata që janë kene investim strategjik i Shteteve te Bashkueme ma përpara, kallxon se amerikanët i revizionojnë pragmatikisht prioritetet e tyne dhe japin mesazhe të qarta ndaj atyne që zhgënjejnë linjat e tyne politike e strategjike të panegociueshme, tue u dhanë sanksione të përshkallzueme.

Ambasadorët amerikanë që kanë ardhë në Shqipni, nuk kanë shkëlqye nga pikëpamja e personalitetit të tyne kulturor, por veprimet e tyne diplomatike janë pjesë e strategjisë të qeverisë të Shteteve të Bashkueme për nji vend periferik si Shqipnia dhe kurrsesi agjende e tyne personale. “Gogoli” Soros asht thjesht alibi me depistue lojën politike, ndoshta edhe me lejen e vet ksaj OJF djallzore. Soros, objektiv të merakut me fut në vathën e vet, ka sall pjesëtar të Kishën Katolike, se djajt otomanë janë pjese konstitutive e kahershme e ksaj organizate spekulative. Asnji grupim politik, përtej ndonji mbështetje të vogël, i cili asht kundër perëndimit nuk ka të ardhme politike.

Ky fakt asht i panegociueshëm dhe kundërshtia ndaj ambasadës amerikane e disave eksponentëve politik apo lobimeve demek amerikane, nuk shton dhe as mungon statistikën e raportit tonë të simpatisë dhe antipatisë me Amerikën. Amerika për ne shqiptarët asht aleat strategjik dhe lidhja me ta për nji pjesë të mirë të shqiptarëve nuk asht për motive pragmatike por shpirtnore e ideale. Mes Amerikës të lirisë dhe despotëve otomane, njerzit e lire e vullnetmirë nuk kanë dilema se ka me zgjedhë.