Tragjike në Tiranë / Dy fëmijë mbyten në liqen

Dy fëmijë të moshës 11 dhe 13 vjeç mbyten në liqen.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

‘Po na prish imazhin’: Policia i merr me dhunë aparatin fotoreporterit Gent Shkullaku

Në njërën prej skenave të përplasjes me tifozët, punonjësit e policisë ndaluan fotoreporterin në detyrë, Gent Shkullaku dhe i morën me forcë aparatin fotografik. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se ka nisur verifikimet për incidentin.

Në mes të një përplasjeje me huliganët italianë dhe holandezë, efektivët e Policisë së Shtetit u shqetësuan nga prania e fotoreporterit Gent Shkullaku, i cili ishte në krye të detyrës duke bërë foto të ngjarjes në orët e vona të së martës.

Shkullaku, drejtues i Light Studio Agency, LSA, i tha BIRN se policët e ndaluan dhe i morën me dhunë aparatin fotografik, duke i kërkuar që të fshinte fotografitë e shkrepura gjatë përplasjes së policisë me tifozët.

“Po fotografoja, kur më ndalojnë policët dhe më thonë ‘nuk lejohet, po na nxin imazhin e Shqipërisë’. Dhe më kërkuan që të fshija fotot,” tha Shkullaku.

Shkullaku sqaroi më tej se policët i morën me forcë aparatin, pavarësisht tentativave të tij për t’i sqaruar se ai po bënte punën e tij, për të cilën ishte akredituar edhe tek UEFA. Në momentin e incidentit, ai mbante në qafe edhe dokumentin identifikues.

“Më kthyen aparatin vetëm pasi bisedova në telefon me zëdhënësin e policisë së shtetit, Gent Mullai, dhe ai i sqaroi policët. Por disa foto më detyruan t’i fshija me pretendimin se ata dukeshin me fytyrë,” tha Shkullaku.

Incidenti, sipas Shkullakut “është një tregues se polica shqiptare është e papërgatitur për përballuar situata të vështira, si dhe në sjelljen ndaj gazetarëve”.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Mullai tha se nuk ishte në dijeni  nëse ishte marrë ndonjë masë për incidentin me fotoreporterin.

“Mund të nisë në ditët pas kalimit të situatës me ndeshjen e Europa Leauge,” tha Mullai.

Ndërsa një zëdhënës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i tha BIRN se “kanë  filluar verifikimet paraprake”, por shtoi se “gazetari duhet të kontaktonte AMP-në për të bërë denoncim për incidentin”.

Dhuna policore ndaj gazetarëve është kthyer në një ngjarje të zakonshme sa herë ka protesta apo tubime, duke shqetësuar organizatat në mbrojtje të lirisë së medias.

Në raportin e fundit të organizatës “Reporterë pa Kufi”, ku Shqipëria humbi 20 vende në indeksin e lirisë së medias, ndër të tjera vihej në dukej se gazetarët që mbuluan protestat dhe operacionet e policisë ranë pre e akteve të dhunshme nga polica.

Reporter.al Nga Blerina Gjoka

Gledis Nano urdhëron hetimin e incidentit me fotoreporterin Genti Shkullaku

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar verifikimin e rrethanave të incidentit me fotoreporterin Genti Shkullaku.

Policia nuk e lejoi fotografin e agjencisë së njohur të LSA-së, që të filmonte teksa po ndalonte tifozët holandezë. Shkullaku tha se policia reagoi në mënyrë të dhunshme, kjo duke mos lejuar fotografimin. Fotografit të LSA-së iu mor edhe aparati. Policia ia ktheu më vonë aparatin duke e detyruar të fshijë fotot.

Një grup i posaçëm nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike po kryen të gjitha veprimet dhe nëse do të rezultojë se ka patur tejkalim apo shkelje të procedurave standarde të punës nga punonjës policie, do të merren masat disiplinore përkatëse.

Në pritje të finales, tifozët harrojnë trazirat, festojnë në rrugët e Tiranës

Pas stuhisë lind gjithnjë dielli… Tirana u zgjua e qetë më 25 maj, pavarësisht ngjarjeve të paprecedenta të një nate më parë, që në vëmendje i risolli Policia e Shtetit, e cila duket e vetmja nga palët që nuk e ka bërë gjumin e qetë, pas përplasjes për herë të parë mementalitetin e ultrasve të Europës.

Bilanci mes forcave të rendit ishte i rëndë: 19 policë janë plagosur, 1 prej tyre me thikë. Duke falënderuar vendasit për qytetarinë, Policia kërkoi prej tyre të mos përfshihen në këtë sjellje të panjohur për ta, ndërsa tifozëve u kërkoi që të sillen si europianë.

Tifozët holandezë dhe italianë nga ana tjetër, vepruan sikur të kishin dëgjuar zëvendësdrejtorin e Policisë, duke nisur ditën me elementin që nuk e harrojnë asnjëherë në festat që organizojnë në vendlindje, alkoolin.

Shqipëria për ta është vetëm një stacion, e për të dinë shumë pak, por për vendin tonë, kanë krijuar dhe mbresat e para. Vlerësojnë që cigaret dhe alkooli shiten lirë, si dhe njohin në masë Dua Lipën, këngëtaren me origjinë shqiptare që ka pushtuar tregjet botërore të muzikës.

Qetësia e ditës së nisur vonë i karakterizon kudo, por rreziku nga niveli i alkoolit që sa vjen e rritet në gjak mbetet permanent.

Teksa po i ndjenë pasojat e një finaleje të tillë në Shqipëri, banorët e Tiranës po marrin disa nga frytet që ofron mirëpritja e një eventi të këtyre përmasave. Në sheshin “Skënderbej”, janë organizuar lojëra dhe evente nga UEFA, posaçërisht për finalen e madhe.

Atmosfera festive mbizotëron dhe në kampin e tifozëve të Romës, të pozicionuar në ambientet e liqenit të Tiranës. E sigurt është që teksa orët kalojnë, atmosfera vetëm sa do të ndizet për të pritur kulmin e saj në stadiumin kombëtar “Air Albania” dhe çfarë do të sjellë për kryeqytetin rezultati i ndeshjes.

Dalin detajet tronditëse/ Polici që v rau kolegun brenda në komisariat ishte përdorues dhe shpërndarës d roge

Dalin detaje të reja tronditëse për policin e patrullës së përgjithshme Ludian Zaimi.

Ky i fundit vrau me 6 plumba brenda në komisariatin nr.3 kolegun e tij, efektifin Çaush Saliasi.

Dyshohet se autori 25-vjecar ishte përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike.

Madje ai nuk i është nënshtruar as testit që është bërë brenda rradhës së uniformave blu përsa i përket efektivëve që mund të ishin konsumues të këtyre lëndëve.

Sipas gazetares Anduena Llabani, Zaimi ishte madje edhe pjesë e patronazhistëve të Partisë Socialiste.

“Për punonjësit e Komisariatit nr. 3 është një shok. Autori Zaimi është shprehur i penduar për krimin. Ai e ka ngritur alibinë e tij, duke e justifikuar me bullizmin që 60- vjeçari Saliasi ndiqte, duke e ngacmuar dhe duke e bërë humor, kjo ka qenë e njohur nga punonjësit e Komisariatit. Autori është njeri i mbyllur, por s’ka pasur asnjë ankesë zyrtare. Viktima njihej si njeri që bënte humor me të gjithë. Autori kishte vetëm 1 vit e gjysmë që kishte dalë nga shkolla. Mungonte asistenca psikologjike ndaj këtyre punonjësve të policisë.

Autori ishte njeri i mbyllur, thoshte vetëm mirëmëngjes dhe nuk komunikonte me punonjësit e tjerë. Dyshohet se autori është një përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, emri i tij rezulton te patronazhistët. Nuk ka asnjë precedent penal. Ka faj sistemi, por duhet të jemi më selektiv në përzgjedhjen e punonjësve të Policisë. Në Komisariatin nr. 3 nuk është kryer testi i drogës”, ka deklaruar Llabani.

VIDEO/ Rrahën keq shqiptarin, ndalohen 8 tifozë holandezë të dehur

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së martës te kafe “Europa” në zonën e “9-katësheve” në Tiranë.

Disa tifozë holandez në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar A. G. i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë ndërsa një grup hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

https://fb.watch/dc-k01O5Yn/

Vijon përplasja mes tifozëve dhe policisë / Plagoset një tjetër efektiv

Vijon përplasja mes tifozëve dhe policisë në Tiranë.

Mësohet se grupi i tifozeve është përplasur me policinë te ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë e për pasojë është dëmtuar edhe një punonjës tjetër policie. Kujtojmë se pak më herët u lëndua një tjetër efektiv.

Rreth 200 tifozë holandezë me shkopinj e gurë u përplasën me policinë tek rruga “Mustafa Matohiti”, në Tiranë. Policia i ktheu mbrapa pasi ishin nisur për në stadium aty ku janë tifozët e Romës.

Tifozët e Feynoordit rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Burime bëjnë me dije se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feynordit.

Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Këto janë pamjet që vijnë nga një lokal në zonat e nëntë-katëshve në Tiranë, ku një tifoz holandez është konfliktuar dheshëm me qytetarët vendas.

Burime nga policia thonë se tifozi holandez ka qenë i pirë. Kësisoj, ka rënë nga karrigia dhe më pas ka nisur të debatojë me personat që ndodheshin pranë tij, duke pretenduar se e kanë shtyrë.

Kjo ka qenë dinamika e përplasjes, detajet e së cilës deri më tani janë të pakta. Kujtojmë që ditët e fundit në Tiranë kanë ardhur shumë tifozë për sfidën mes Feyenoord dhe Romës që do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Sa i takon incidenteve, ky është i pari deri më tani i këtyre përmasave, pasi shumica e kryeqytetit vijon të jetë sinkron me festimet e kësaj ndeshje historike për vendin tonë./m.j

“Kryeministri australian është me origjinë shqiptare, siç jam unë”

Mbiemri i kryeministrit të ri të Australisë, ka ngjallur shumë debate pasi në italisht do të thotë “shqiptar”.

Për origjinën e Kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese, ka folur edhe gazetari i CNN-it, Andreë Kaczynski.

Në një postim në Twitter, Kaczynski ka shkruar se Albanese është shqiptar i Italisë, duke shtuar se edhe ai është arbëresh.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski, duke përgënjeshtruar pretendimet greke, se kryeministri australian është me origjinë greke.

https://twitter.com/KFILE/status/1528521028967743488?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1528521028967743488%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fkonica.al%2F2022%2F05%2Fkryeministri-australian-eshte-me-origjine-shqiptare-sic-jam-une%2F

“Pajisje e dyshimtë në Jug”/ Eksperti Ervin Karamuço plas ‘bombën’ e radhës dhe ngre alarmin: Operacion shumë i madh i ushtrisë, në kufijtë e një akti terrorist! Nuk e kishin pritur që…

Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit.

“Në Jug kanë gjetur disa aparate të amplifikimit të zhurmave të forta në bunker, me tela dhe bateri. Më erdhi denoncimi nga një qytetar. Duhet lajmëruar ushtria se disa objekte aty rrotull janë të rëndësisë së veçantë.

Disa informacione po hetohen. Ka mbërritur ushtria, sigurisht që ka hetime, përfundimi i parë është që këto pajisje janë të bombardimit zanor.”, tha Karamuço.

Më tej ai shtoi se nuk dihet kush është arsyeja dhe autorët që i kanë vendosur, dhe nëse janë agjentura të huaja apo trafikantë shqiptarë.

Ai foli për dëmtim i sistemit tonë të mbrojtjes dhe dëmtim të sistemit bregdetar, teksa bëri të ditur për MCN Live se rasti po hetohet.

Denoncimi u bë nga një qytetar dhe pres se pasi të verifikohet kjo ngjarje të dekorohet. Ka ndenjur aty deri sa të vinin forcat. Ka bërë një akt të shquar civil i kam thënë mos fotografo, se janë disa procedura që ndiqen.

Po hetohet si ngjarje, ka pasur interes së lartë i kanë zhvendosur aparaturat në laborator. Tani është çështje hetimore, po bëhet një hetim i kryqëzuar edhe nga ana e organeve ligjzbatuese edhe nga organet inteligjente.

Dje është marrë si batutë dhe kanë thënë që profesori po bën teori konspirative, por është ngjarje reale. Duke e njohur shumë mirë ligjin për informacionin e klasifikuar nëse flas më shumë se aq bëj dy herë gabim.

Kanë qenë më shumë se dy pajisje, aktualisht operacion shumë i madh nga forcat ushtarake, nuk e kishin pritur. Deri në kufijtë e një akti terrorist për dëmtimin e mbrojtjes bregdetare. Kërkohet destabilitet i Ballkanit dhe Shqipëria nuk mund të jetë jashtë kësaj harte.”, tha Karamuço.