Gledis Nano urdhëron hetimin e incidentit me fotoreporterin Genti Shkullaku

242

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar verifikimin e rrethanave të incidentit me fotoreporterin Genti Shkullaku.

Policia nuk e lejoi fotografin e agjencisë së njohur të LSA-së, që të filmonte teksa po ndalonte tifozët holandezë. Shkullaku tha se policia reagoi në mënyrë të dhunshme, kjo duke mos lejuar fotografimin. Fotografit të LSA-së iu mor edhe aparati. Policia ia ktheu më vonë aparatin duke e detyruar të fshijë fotot.

Një grup i posaçëm nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike po kryen të gjitha veprimet dhe nëse do të rezultojë se ka patur tejkalim apo shkelje të procedurave standarde të punës nga punonjës policie, do të merren masat disiplinore përkatëse.