Makina përplas motorin që shpërndate ‘Fast Food’

339

Një motor që shpërndante ‘Fast Food’ është përplasur mëngjesin e sotëm nga një automjet në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Mësohet se nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motorit.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe mësohet se shkak është bërë lagështira në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut.