“Bashkëshortja ime e ka kaluar COVID”, Basha: Unë dhe vajzat jemi mirë

265

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar mbrëmjen e sotme se, Aurela, bashkëshortja e tij e ka kaluar COVID-19, por ai dhe vajzat jo.

Gjatë një komunikim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, Basha është shprehur se ai, vajzat dhe prindërit janë mire aktualisht.

Ndërkaq, kreu demokrat u ka bërë dhe një thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, për veten, por më shumë për moshën e tretë, që janë edhe më të rrezikuarit nga koronavirusi.

“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja, por e dimë që shumë njerëz po vuajnë, shifrat ishin shumë të larta. Kështu që të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Është detyra jonë, mos t’i harrojmë, por të marrim masat. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, ka thënë Lulzim Basha.