Tifozët e Feynoordit rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

86

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Burime bëjnë me dije se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feynordit.

Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Këto janë pamjet që vijnë nga një lokal në zonat e nëntë-katëshve në Tiranë, ku një tifoz holandez është konfliktuar dheshëm me qytetarët vendas.

Burime nga policia thonë se tifozi holandez ka qenë i pirë. Kësisoj, ka rënë nga karrigia dhe më pas ka nisur të debatojë me personat që ndodheshin pranë tij, duke pretenduar se e kanë shtyrë.

Kjo ka qenë dinamika e përplasjes, detajet e së cilës deri më tani janë të pakta. Kujtojmë që ditët e fundit në Tiranë kanë ardhur shumë tifozë për sfidën mes Feyenoord dhe Romës që do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Sa i takon incidenteve, ky është i pari deri më tani i këtyre përmasave, pasi shumica e kryeqytetit vijon të jetë sinkron me festimet e kësaj ndeshje historike për vendin tonë./m.j