Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit.
“Në Jug kanë gjetur disa aparate të amplifikimit të zhurmave të forta në bunker, me tela dhe bateri. Më erdhi denoncimi nga një qytetar. Duhet lajmëruar ushtria se disa objekte aty rrotull janë të rëndësisë së veçantë.
Disa informacione po hetohen. Ka mbërritur ushtria, sigurisht që ka hetime, përfundimi i parë është që këto pajisje janë të bombardimit zanor.”, tha Karamuço.
Më tej ai shtoi se nuk dihet kush është arsyeja dhe autorët që i kanë vendosur, dhe nëse janë agjentura të huaja apo trafikantë shqiptarë.
Ai foli për dëmtim i sistemit tonë të mbrojtjes dhe dëmtim të sistemit bregdetar, teksa bëri të ditur për MCN Live se rasti po hetohet.
Denoncimi u bë nga një qytetar dhe pres se pasi të verifikohet kjo ngjarje të dekorohet. Ka ndenjur aty deri sa të vinin forcat. Ka bërë një akt të shquar civil i kam thënë mos fotografo, se janë disa procedura që ndiqen.
Po hetohet si ngjarje, ka pasur interes së lartë i kanë zhvendosur aparaturat në laborator. Tani është çështje hetimore, po bëhet një hetim i kryqëzuar edhe nga ana e organeve ligjzbatuese edhe nga organet inteligjente.
Dje është marrë si batutë dhe kanë thënë që profesori po bën teori konspirative, por është ngjarje reale. Duke e njohur shumë mirë ligjin për informacionin e klasifikuar nëse flas më shumë se aq bëj dy herë gabim.
Kanë qenë më shumë se dy pajisje, aktualisht operacion shumë i madh nga forcat ushtarake, nuk e kishin pritur. Deri në kufijtë e një akti terrorist për dëmtimin e mbrojtjes bregdetare. Kërkohet destabilitet i Ballkanit dhe Shqipëria nuk mund të jetë jashtë kësaj harte.”, tha Karamuço.