Nga Muhamend Veliu, Blendi Fevziu te Klodiana Lala, kush janë gazetarët shqiptarë që kanë shkuar në vijën e parë të luftës në Ukrainë, reporterët tanë dëshmojnë pasojat e tmerrshme që ka sjellë lufta në zonat e nxehta

288

Sot është dita e nëntë e luftës në Ukrainë dhe tanket ruse kanë sulmuar termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, duke sjellë frikë për një katastrofë 10 herë më të madhe se Çernobili. Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia.

Ndërkohë që situata paraqitet e vështirë, shumë qytetarë po flenë nëpër strehimore. Fëmijët po kalojnë ditët më tragjike të jetës, ku shumë prej tyre mund të kenë takuar edhe prindërit për herë të fundit. Nga ana tjetër, presidenti Volodymyr Zelensky po vazhdon me përpjekjet për të gjallëruar popullin e tij.

Kjo situatë ka detyruar edhe gazetarët nga e gjithë bota të prekin nga afër momentet e luftës. Së fundmi, janë bashkuar edhe gazetarët shqiptarë, të cilët po raportojnë “live” çdo moment.

Babel.al ju sjell më poshtë të gjithë gazetarët shqiptarë, që po ndjejnë nga afër tensionin e madh të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Muhamed Veliu

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu arriti të shkonte në Ukrainë për të përcjellë për gjashtë ditë se çfarë ndodhte nga afër në frontin e një lufte. Ai pati mundësinë të prekte nga afër gjithë gjendjen e vështirë dhe tha se në lindje të Ukrainës kishte luftë prej 8 vitesh. Ndërsa qytetarët zgjoheshin çdo mëngjes nga breshëritë e armëve.

Linda Karadaku 

Gazetarja e ABC Linda Karadaku raportoi për situatën në të cilën ndodhet vendi duke përshkruar edhe kalvarin e gjatë të rrugëtimit të tyre për të mbërritur në destinacion. Karadaku u shpreh se ndihet situata që përshkruhet në media jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinje.

Klodiana Lala

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala raportoi nga Przemyls, 8 km larg kufirit me Ukrainën rreth situatës se ukrainasve të cilët po shpërngulen në Poloni si pasojë e luftës në vendin e tyre.

Blendi Fevziu

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ndodhet në kufirin Poloni-Ukrainë. Ndonëse dalja nga Ukraina është shumë e vështirë, gazetari Blendi Fevziu njoftoi se sot paradite do të hyjë në këtë shtet.

Drini Zeqo 

Gazetari Drini Zeqo raportoi gjendjen në Ukrainë, teksa ndodhet në një pikë kufitare mes Polonisë e Ukrainës.

“Nuk është kaq e jashtëzakonshme sepse zona që do të hyjmë nuk është aq e përfshirë nga konflikti, nuk kemi pasur problematika. Zona e konfliktit është rreth 500 km larg nga zona kufitare, pra flasim për pjesën e Kievit. Kjo zonë nuk përbën problem për gazetarët që duan të hyjnë në territorin e Ukrainës dhe të bëjnë një raportim prej andej”, tha ndër të tjera ai.

Julian Kasapi

Gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi ka udhëtuar drejt Ukrainës dhe Polonisë, për të raportuar atë që po ndodh në vendin e përfshirë nga lufta, por edhe krizën e refugjatëve në vendet fqinje, që sa vjen e bëhet më e rëndë.

Thimi Samarxhiu

Gazetari i Top News, Thimi Sarmaxhiu ka përshkruar situatën aktuale, ku sipas tij jo vetëm qeveria polake, por edhe shumë qytetarë kanë dalë vullnetarë në ndihmë të refugjatëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës.

Taulant Kopliku

Gazetari Taulant Kopliku ka udhëtuar drejt Ukrainës. Ai tha se sapo kanë hyrë në terrorin ukrainas për të shkruar drejt qytetit Lviv. Ai tregoi gjithashtu se në kufirin ukrainas kishte një numër të madh autobusash me qytetarë ukrainas që po largohen nga vendi.