Shkarkohet kryetarja e Gjykatës Administrative në Durrës

388

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit nuk ka rikonfirmuar në detyre kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçanin.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia, konfirmoi shkarkimin nga detyra të gjyqatres Velçani pasi relacioni tregoi se ajo kishte problem me pasurinë dhe anën profesionale.

Për dy aparamente të blerë në Berat në vitin 2003 dhe një tjetër apartament të blere 45 mijë euro në Tiranë në vitin 2009 kishte pasaktësi në të ardhura. E njejta gjë edhe për blerjen e dy makinave me vlerë 20 mijë euro.

Sa i takon aspektit professional, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vlerësuar se Velçani aftësi mesatare në intepretimin e ligjit, si dhe janë konstatuar probleme në zbatimin e procedurës dhe se nuk përdor praktikat e gjykatave më të larta në vendimet e saj.

Vettingu ka shkarkuar deri tani një numër të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh, kryesisht për shkak të problemeve me justifikimin e pasurive.